E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker: Gjermania në finale të Botërorit

BERLIN-Mikael Shumaker është një i apasionuar i madh i futbollit dhe do të jetë një tifoz i Gjermanisë edhe në Botërorin e Afrikës së Jugut. "Mezi po e pres, - deklaroi dje piloti i Mercedes Grand Pri. - Tani është momenti që të mbështesim me forcë kombëtaren tonë të re. Duket se gjërat brenda skuadrës janë duke funksionuar shumë mirë", shtoi 7 herë kampioni i botës. Piloti gjerman është optimist se kombëtarja e Joakim Lëv do të jetë e suksesshme edhe këtë edicion. "Shpresojmë të përjetojmë javë të kënaqshme, - tha ai. - Kryqëzoj gishtat për ta parë Gjermaninë në finale. Duam të gjithë yllin e katërt në fanelë". Më pas, dy fjalë edhe për garën e ardhshme në Montreal: "Kam shumë shpresa dhe shpresoj të bëjmë progrese të ëmdha", deklaroi Mikael Shumaker.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›