E, çka nëse…?

Në botën e fotografit Thomas Czarnecki këto gjëra ndodhin përnjëmend. Të paktën, në fotografitë e tij...
Fotografi francez realizoi serinë e fotografive "From Enchantment to Down" (Nga Magjia Teposhtë), e cila i paraqet përfundimet alternative të përrallave "Sirena e Vogël”, “E Përhitura”, “Borëbardha”, “Bukuroshja e Fjetur”, “Kësulëkuqja”...
Të gjitha këto heroina në fotografitë e Czarnecki “nuk jetojnë të lumtura deri në fund të jetës”, por vdesin. Sirena e Vogël vdes, sepse mbytet në zallin e plazhit, Borëbardha vdes pasi e ha mollën e helmuar, kurse e Përhitura e thyen qafën kur rrëzohet shkallëve, derisa në mesnatë po ikte nga balloja e princit.
Të gjitha veprat e fotografit Czarnecki mund të shikohen në portalin e ‘Daily Mail’: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2098046/Disney-heroines-meet-demise-photographer-Thomas-Czarneckis-fairytale-endings.html.
Ndryshe, Czarnecki sqaron se deshi të shkaktonte tronditje, duke paraqitur një konflikt ndërmjet “botës naive dhe përrallave naive”.