E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për nder të Mbretëreshës

Disa nga yjet më të njohura të muzikës britanike dhe asaj botërore do të interpretojnë më 4 qershor para pallatit mbretëror The Buckingham Palace, për të kremtuar kështu përvjetorin e diamantë të Mbretëreshës Elizabeth II.

Deri më tani, duket se dy 'kalorësit' mbretëror, Sir Paul McCartney dhe Sir Elton John, do të jenë dy personalitetet kryesore në këtë ngjarje muzikore. Organizatorët e koncertit pritet që së shpejti t’i publikojnë edhe emrat tjerë të mëdhenj të muzikës që do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të mbretëreshës.

Ndryshe, ngjarja konsiderohet të jetë pjesa kryesore e kremtimit të 60-vjetorit të mbretërimit të Elizabeth II, shënimi i të cilit filloi ditë më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›