E dehura, dorëzon municionin në polici

Në Ferizaj, një femër e cila ishte nën ndikimin e alkoolit 3.79 promilë ka shkuar në Stacionin Policor dhe ka dorëzuar një revole të tipit Ekol të cal. 9mm me një karikator dhe pesë fishek me gas.
E dyshuara ka deklaruar se gjithë këtë monucion e kishte marrë nga një mashkull, i cili më pas është arrestuar.
I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se e dyshuara i ka marrë revolen, çelësat e veturës dhe 130 €. Me urdhër te Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/