E Diel, 1 Nëntor 2026

E dehura godet bashkëshortin me thikë në lokal. Një vit më parë u vdiq vajza 2 vjeç, ishin të dehur të dy

spitali-i-fieritNjë vit më parë, një lajm pushtoi mediat në vend. Një aksident ndodhi në rreth- rrotullimin e Kolonjës, ndërsa të aksidentuarit, të cilët ishin të dehur të gjithë, nuk mbanin mend nëse kishin pasur me vete në makinë vajzën 2 vjeçe.

Pak më vonë trupi i Denadës së vogël u gjet në një kanal kullues.

Denada e vogël ishte vajza e çiftit Besmir dhe Arinarda Asllani nga Ardenica e Lushnjës, që një ditë më parë u bënë protagonistë sërish të kronikës së zezë.

Në gjendje të dehur, Arinarda qëlloi me thikë bashkëshortin, që është në gjendje të rëndë në spital.

Nëna e dy fëmijëve, 23 vjeçarja, i kërkonte shpesh të shoqit që të punonte, pasi jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike.

Por çdo ditë në mëngjes ai deklaronte se do nisej të gjente punë, por përfundonte në lokal duke pirë.

Kështu ka ndodhur edhe dje.

Besmiri 32 vjeçar është nisur për të gjetur punë, por si gjithmonë është ulur në lokal.

Atëherë Arinarda la foshnjen e tyre pesëmuajshe në shtëpi dhe u nis në kërkim të burrit. Vajzën tjetër 7 vjeç e kishte tek prindërit në Greqi.

Besmirin e gjen në lokal buzë autostradës.

Ulet me të shoqin dhe nis të konsumojë edhe ajo pije alkoolike, raporton Shqip.

Pas disa minutash, mes tyre ndizet një debat për kushtet financiare.

Në gjaknxehtësi e sipër ajo ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në shpinë Besmirin duke e plagosur rëndë atë. Në moment kanë ndërhyrë persona që ndodhin në bar dhe e kanë ndaluar që ajo të qëllojë herë të tjera me thikë mbi bashkëshortin. Të pranishmit kanë shoqëruar menjëherë të plagosurin për në spitalin rajonal të Fierit dhe kanë lajmëruar forcat e policisë. E reja nuk ka kundërshtuar gjatë ndalimit dhe në gjendje të rënduar psikologjike si dhe nga konsumimi i pijeve alkoolike është bërë shoqërimi i saj për në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›