E denoncon nxenesja, arrestohet per perdhunim mesuesi i 9-vjecares

Dibër, 13 Shkurt, 15:05, NOA - Mësuesi i një shkolle në Dibër është vënë në pranga nga policia pasi është denoncuar nga një nxënëse, se e ka përdhunuar.
Burime nga Policia e Dibrës, thanë për agjencinë NOA se, Gëzim Çela, 50 vjeç, është vënë në pranga pasi është denoncuar nga një nxënëse se, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Çela është mësuar në shkollën 9-vjeçare në fshatin Klenjë të Dibrës, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.
50-vjeçari me profesion mësues, është denoncua nga një nxënëse e shkollës. Kjo e fundit, sipas policisë, ka bërë kallëzim ndaj Çelës, duke e akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, thanë burime nga policia lokale.
Sapo është marrë denoncimi nga e mitura, uniformat blu kanë bërë vënien në pranga të 50-vjeçarit, nën akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Gëzim Çela, është dërguar në Komisariatin e Policisë Peshkopi, dhe gjatë ditës së nesërme pritet që ti jepet masa e sigurisë.
Burime nga policia, thanë se, pas arrestimit dosja me materialet e saj, i ka kaluar Prokurorisë së Peshkopisë që do të bëjë hetime të tjera.
a.n/NOA