E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli kundër KE

Tiranë -Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur edhe një herë sot vendosmërinë e qeverisë për të zbatuar ligjin e dosjeve, për pos kritikave të shumta nga organizmat perëndimor. Kryeparlamentarja theksoi se axhenda e Kuvendit nuk do të ndryshojë, çka mohon mundësinë për rikthimin dhe rishqyrtimin në Kuvend të ligjit të hapjes së dosjeve.

“Kemi përgatitur një letër drejtuar Kushtetueses”-theksoi Topalli, duke nënvizuar se letra e përgatitur do t’i bëhet e ditur edhe deputetëve të Parlamentit shqiptar. “Gjykatës në konflikt interesi të mos marrin pjesë në shqyrtimin e ankimimit të ligjit të dosjeve në këtë Gjykatë”, tha Topalli duke sqaruar qëllimin e letrës.

Kryetarja Topalli tha se gjatë seancës të së hënës do të miratohet komisioni parlamentar i verifikimit të dosjeve. Ajo shtoi se ligji prek persona me konflikt interesi, teksa ka ritheksuar se do të zbatohet me afate të shkurtra kohore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›