E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranes jep masen e sigurise detyrim paraqitje, per Tunxh Vatnikajn

Plazhi i Gjenerali, Kavaje

E njejta mase dhe ndaj biznesmenit Xhillari

Tiranë, 13 Shkurt, 13:00, NOA - Gjykata e Tiranës ka dhënë masa të reja sigurie për personat e akuzuar në lidhje me mbivendosjen e pronave në vendin e quajtur, “Plazhi i Gjeneralit”, në Golem të Kavajës.

Burime nga gjykata, thanë për agjencinë NOA se, ish-kreu i kthimit të pronave, Tunxh Vatnikaj është lënë nën masën e sigurisë, “detyrim paraqitje”. Ndërkaq që i akuzuar është dhe biznesmeni, Alban Xhillari. Dhe ky është lënë në të njëjtën masë sigurie, atë të “detyrim paraqitjes”.

Të njëjtat burime thanë se, biznesmeni Xhillari ka lënë një garanci pasurore prej dhjetë milionë lekësh, me qëllim që gjykata të jepte këtë masë sigurie.

Për të njëjtën çështje, janë katër persona të tjerë që, Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›