E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dëshiron Londrën për Krishtlindje

Duket sikurse Pixie Lott nuk do të ndihet rehat për Krishtlindje.

Këngëtarja dëshiron që të vizitoj shtëpinë e prindërve të saj në Brentwood, për të gjetur kështu strehë në Londër dhe Barbara për këtë nuk është e qetë.

“Pixie dëshiron që të shkoj në folenë e vjetër por nëna e saj nuk dëshiron dhe kjo ka shkaktuar grindje. Por, Pixie ka shumë shokë në Londër kështu ajo mëzi që pret të largohet nga aty. Ajo po ashtu është duke diskutuar këtë më shokët më të ngushtë”, ka thënë një burim i afër me këngëtaren.

Pixie i mbush 19 vjet muajin e ardhshëm dhe kjo është natyrale. Por, askush nuk mund ta kuptoj pse nëna e saj nuk dëshiron që ajo të largohet.

Pixie ka marrë Barbara-n me vete në turnetë e saj të fundit në Australi, Zelandë të Re dhe Japoni, kështu që ato kohëve të fundit kanë kaluar kohë të madhe së bashku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›