E Shtunë, 31 Tetor 2026

E detyrove të japë dorëheqjen për këtë krim zoti Starmer?

Share

Keir Starmer, kryeprokurori britanik, ishte para pak ditësh në Tiranë. Dëgjoi se si kryeministri nuk zbaton urdhrat e arrestit që lëshon prokuroria, se si komandanti i Gardës vret njerëz dhe zhduk provat, se si kryeministria fshin pamjet e krimit shtetëror. Lëshoi një apel për mosprekjen e prokurorisë dhe u largua. Berisha tha se kryeprokurori britanik e kishte mbështetur qëndrimin që mban ai ndaj institucioneve.

Sot Keir Starmer doli përpara medieve në Britani dhe deklaroi se Chris Huhne, ministër i Energjisë në vendin e tij, së bashku me ish- të shoqen- janë nën akuzë për pengim të drejtësisë. Një krim që parashikon një dënim prej më shumë se deri në dy vite. Huhne u detyrua të paraqesë dorëheqjen pas ngritjes së akuzës.

Por për çfarë akuzohet Huhne? Ka mashtruar hetuesit që në vitin 2003 kur u ka thënë se ishte e shoqja që po ngiste makinën me shpejtësi dhe jo ai. Në këtë mënyrë gruas së tij i janë hequr pikët nga patenta. Po ta merrte gjobën ai vetë, do ti pezullohej patenta për një vit.

Kryeministri britanik, David Cameron, u shpreh se dorëheqja është vendimi i duhur. Vetë Huhne nuk e pranon krimin e thotë se do luftojë për emrin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›