E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Mbështes kryeprokuroren dhe bëj thirrje që të ndalen sulmet ndaj saj

Share

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur në emisionin e Ilva Tares në Ora News, tha se ai mbështet punën e prokurores së përgjithshme dhe bëri thirrje të ndalohen sulmet ndaj saj. Do e mbështes prokuroren në punën e saj dhe i bëj thirrje të gjithëve të ndalin sulmet ndaj saj. Politikanët të tregojnë respekt ndaj institucioneve. Shqipëria është më e mirë tani se kur isha kryeministër. Megjithatë kjo nuk është Shqipëria që duam, tha Meta.

Ai e nisi intervistën duke folur për situatën e fundit të rendit në Shqipëri. Meta tha se pavarësisht vrasjeve të fundit, në vend nuk ka pasiguri të jetës. Qytetarët janë të tronditur nga vrasjet e djeshme, por nuk mund të shërbejnë si një indikator për pasiguri të jetës. Shqipëria është një nga vendet që promovohet më shumë nga agjencitë e turizmit, kjo nuk do ndodhte në një vend ku nuk ofrohet siguri. Jeta e një qytetari është e shtrenjtë prandaj ndëshkueshmëria duhet të jetë e lartë, tha Meta.

Kryetari i LSI tha se nuk i beson akuzat se vrasjet e gardës më 21 janar 2011 ishin me dashje. Akuzat ndaj gardës si vrasëse inkurajojnë banditët dhe kriminelët. Më vjen keq për vrasjen e 4 qytetarëve. Këto akuza të ndërsjella ndikojnë në hetim, tha Meta.

Duke folur për hetimin ndaj tij, Meta tha se ishte një orkestrim i shëmtuar. Jam i gatshëm për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për pafajësinë time. Është për të ardhur keq kur gënjen prokurorja e përgjithshme. I kam dërguar 9 letra për bashkëpunim për hetimet. Ekspertiza ndërkombëtare duhet të bëhet vetëm me letërporosi. Ekspertiza e ekspertëve shqiptarë u bë në prani të prokurorëve, ata ishin profesionistë. Ndaj meje u bë një orkestrim i shëmtuar. Ballafaqimi me gjykatën është mënyra më e mirë për tu forcuar ligji. Kush shkel ligjin duhet të dënohet, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›