E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i Litvinenkos e quan të birin tradhtar dhe i kërkon falje Putinit

Share Agjenti disident rus, Aleksandër Litvinenko, është quajtur tradhtar nga vetë babai i tij. 43 vjeçari Litvinenko besohet se është vrarë duke u helmuar me polonium-210 në vitin 2006, pasi helmi iu hodh në çaj në një hotel.

Ndërsa ishte në agoni, ai akuzoi Vladimir Putinin, dhe kësaj akuze i bëri jehonë edhe babai i tij, Valteri, tani 73 vjeç.

Por dje pensionisti u lut për falje për akuzat që kishte bërë dhe akuzoi të birin si tradhtar dhe spiun britanik.

Sulmi ndaj vetë të birit vjen në një moment kur ai po përpiqet të fitojë mbështetjen e regjimit të Putinit në mënyrë që të kthehet në Rusi pas një periudhe azili në Itali.

Në vitin 2006 Valteri pati thënë për vdekjen e të birit: Nuk ka asnjë dyshim se është bërë nga shërbimet sekrete dhe Vladimir Putini.

Ndërkohë që dje në një televizion rus, të kontrolluar nga qeveria, ai tha: Ju kërkoj falje, më fal mëmëdheu im, më fal për hir të Zotit. Djali im ishte një turp për mua e familjen time.

Babai i Aleksandrit tha se ai ishte përdorur për të nxirë emrin e kryeministrit rus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›