E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dhunonte i shoqi, shkon e padit ne polici

Tiranë, 18 shkurt, 14:25, NOA – Prej kohësh ndaj saj ushtrohej dhunë sistematike e kjo gjë nuk mund të vazhdonte më gjatë.

Ky ka qenë vendimi i marrë prej shtetases S.A për denoncimin e bashkëshortit në polici se e dhunonte.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve, NOA, bëhet fjalë për shtetasin Xh.A. 46-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kombinat Tiranë, i dënuar më parë për plagosje, i cili ushtron në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes dhunë fizike dhe psikologjike.

Menjëherë, policia bazuar në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ndaj qytetares S.A.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›