E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 mars, organizohet ne Tirane Mengjesi i Lutjeve

Tiranë, 18 shkurt, 13:05, NOA - Forumi për Demokraci dhe Etikë më 2 mars do të organizojë në Tiranë takimin e ashtuquajtur "Mëngjesi i Lutjeve me shtetarët shqiptarë".

Në këtë takim janë të ftuar për pjesëmarrje krerët e lartë shtetëror shqiptar në Tiranë, Prishtinë, por edhe kryetarët e partive shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe trojet e tjera.

Në komunikatën e këtij forumi theksohet se me këtë Mëngjes Lutjesh të Shtetarëve Shqiptarë, FDE, synon që ne si qytetarë të angazhuar e bashkë me ne edhe politikanët si qytetarë, të deklarojmë solemnisht nën përgjegjësinë tonë morale, personale dhe publike se me respektimin e këtij 565-vjetori të Kuvendit te Lezhës bëhemi vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit.

“Le të nderojmë sërish në këtë 2 mars 2009, në këtë 565-vjetor të Kuvendit të Lezhës, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Shoqëria Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë nën shembullin dhe modelin që na ofron Skënderbeu, sot ka më shumë nevojë se kurrë për Bashkim. Politika Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë sot më shumë se kurrë ka nevojë për mirëbesim, komunikim dhe bashkëveprim.Politika Shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë duhet të dëgjojë më në fund zërin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga FDE.

INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›