Pogradec, gjendet i vrare ne makinen e tij

Pogradec, 18 shkurt, 12:02, NOA – Eshtë gjendur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga Policia e Korçës, në veturën
”Volsvagen” me targa PG 2383 B është gjetur i vrarë shtetasi Avni Hoxha, i dënuar më parë për vepren penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”.
Për këtë ngjarje, u kryhen veprimet e para proceduriale, ku rezulton se Hoxha një ditë më parë u nis nga banesa e tij në fshatin Starovë me vajzën e tij Rinalda për në qytetin e Korçës pasi aty banonte vajza e tij.
Duke u kthyer nga kjo vizitë, gjatë rrugës ai është qëlluar për vdekje me armë zjari nga persona të paidentifikuar.
Nga kqyrja e kufomës rezultoi se ai kishte 4 dëmtime në kokë dhe 2 në trup në anën e djathtë, të shkaktuara me armë zjari.
Policia e Korçës po punon për indentifikim dhe zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje.
n.e/NOA