Laci: Kompanite, te pasiguruara nga zjarri

Shefi i sherbimit zjarrefikes Dilaver Laci, ne nje interviste per Top Channel kerkon qe sigurimi i firmave private te mos behet pa u marre edhe aprovimi i ketij sherbimi, i cili te kontrolloje kushtet e sigurise ne keto ndermarrje.
“Nuk jemi te qarte nese ka mbrojtje nga zjarri, por meqe ne Shqiperi po ndodhin disa zjarre me pasoja ekonomike, do deshiroja te theksoja kerkesen qe kompanite tregtare te marrin masa per mbrojtjen nga zjarri”, ka deklaruar Laci.
Ai ka dhene alarmin se shoqerite qe garantojne siguracionin e kompanive private nuk kane nenshkruar asnje marreveshje me zjarrfikesit per te parandaluar tragjedi te tilla.
“Asnje shoqeri sigurimi nuk eshte lidhur me ne per te nenshkruar marreveshjen e mbrojtjes. Shteti duhet t’i detyroje kompanite te marrin masat e duhura. Kompanite e sigurimit nuk duhet te marrin persiper mbrojtjen nga zjarri nese nuk lidhin marreveshje me zjarrfikesit”, ka pohuar Laci.
Ai ka shtuar me tej se tani ne Shqiperi eshte qendra e trajnimit te personelit te institucioneve private dhe u ka bere thirrje ketyre te fundit qe te dergojne personelin e tyre.