E Shtunë, 31 Tetor 2026

E diel e zezë për Athinën, zjarret u afrohen shtëpive

Erërat e forta të së dielës
i kanë përhapur shumë
flakët e vatrave të zjarrit
që ka përfshirë mijëra hektarë
me pyje në afërsi të Athinës,
kryeqytetit të Greqisë. Si pasojë,
mijëra banorë të këtyre zonave të
rrezikuara kanë braktisur banesat
nga frika e përkeqësimit të
situatës. Një tymnajë e madhe
e zezë qëndron mbi Akropolis,
ndërkohë që situata sa po vjen e
po bëhet më e rëndë dhe tashmë
ka arritur të prekë periferinë
veriore të kryeqytetit. Sipas zëdhënësit
të forcave të ndërhyrjes
së shpejtë, flakët janë shumë
të fuqishme dhe e ndryshojnë
vazhdimisht drejtimin për shkak
të erës. Të gjithë banorët e atyre
zonave janë këshilluar që t‘i lënë
shtëpitë, pasi flakët kanë përfshirë
banesat e para dhe kështu
jetët e njerëzve janë në rrezik
të madh. Një numër i madh
njerëzish kanë braktisur shtëpitë
në periferi të Athinës gjatë natës,
duke u gdhirë e diel dhe disa të
tjerë janë munduar që t‘i fikin
flakët në mënyrë individuale,
por kjo është gjithmonë një ndërmarrje
e vështirë dhe shpesh e
pamundur. Kryeministri i vendit,
Costas Karamanlis, ka deklaruar
se Greqia po përballet me një
përvojë të hidhur dhe zjarrfi kësit
po bëjnë përpjekje të mbinatyrshme
për ta vënë situatën nën
kontroll. Pikërisht nga mënyra
se si do të menaxhohet shuarja
e zjarrit, varet shumë edhe fati
politik i Kryeministrit. Vendi do
të organizojë zgjedhjet në marsin
e ardhshëm dhe qeveria e Karamanlisit
ndodhet në një pozicion
shumë delikat. Sipas opinioneve
të deritanishme, partia e Karamanlisit
pason atë të socialistëve.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen
e emergjencës në Atikë, vend
në të cilin fl akët kanë djegur deri
më tani 12 mijë hektarë tokë.
Ndërkohë kanë nisur të mbërrijnë
edhe ndihmat e para nga
vendet aleate të BE-së. Kështu,
përpjekjeve të zjarrfi këseve greke
u janë bashkuar edhe disa avionë
zjarrfi kës nga Italia dhe të tjerë do
të vijnë sot nga Franca e Qipro.
Kryeministri ka bërë një fl uturim
me helikopter mbi zonat e ndezura
nga flakët dhe e mblodhi
qeverinë në një takim urgjent,
në të cilin janë diskutuar masat
që duhet të merren. Ndërkohë,
sipas njoftimeve meteorologjike,
situata është shumë e rëndë,
sepse temperaturat dhe erërat
do të jenë të pranishme edhe
gjatë javës së ardhshme, çka do
ta vështirësojë shumë punën për
shuarjen e zjarrit. Zjarri ka prekur
edhe periferinë e Anthoussa, Pallini,
Pikermi, Dionyssos, ndërkohë
që shumë njerëz refuzojnë të
lënë shtëpitë dhe rrezikojnë të
digjen brenda. Shumë shtëpi janë
dëmtuar rëndë dhe të tjera do të
dëmtohen me këtë avancim të
zjarrit, por deri më tani nuk është
dhënë asnjë informacion në
lidhje me dëmet materiale. Vera
e nxehtë karakterizohet shpesh
nga shpërthime të tilla zjarresh,
që zgjasin me ditë të tëra, duke
shkaktuar gjithmonë dëme materiale,
por edhe viktima në njerëz.
Viti 2007 ishte më i vështiri, pasi
mori jetën e rreth 70 personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›