Vendet turistike të Europës braktisen për shkak të krizës
Tarraca të boshatisura, kafene
të zbrazura në Paris. Më pak
plazhistë në plazhet e Italisë
dhe bregdetin e mrekullueshëm
të Spanjës. Duket se kriza ekonomike
botërore ka hedhur një
re të errët mbi Europë dhe mbi
të gjitha te vendet e zakonshme
ku europianët janë mësuar prej
vitesh t‘i kalojnë pushimet e
verës. Franca, kampionia e turizmit
botëror, me 80 milionë vizitorë
në vit, ka përjetuar një rënie
të ndjeshme të kësaj shifre gjatë
këtij sezoni turistik. Gjatë muajve
qershor dhe korrik, numri i turistëve
ka rënë me 20%. Spanja, që
vitin e kaluar zuri vendin e tretë
në botë ndër destinacionet më
të preferuara turistike, ka pësuar
gjithashtu një rënie të ndjeshme
prej 15% në fl uksin e turistëve të
verës dhe Italia po parashikon që
të përballet me një shifër edhe
më problematike. Kështu, ndërsa
njerëzit kanë preferuar që t‘i kalojnë
pushimet e verës në vendet e
tyre këtë vit, çdo vendi turistik të
BE-së i duhet të bëjë llogaritë për
vitin që shkoi dhe planet për vitin
e ardhshëm. Sipas një sondazhi
të "Gallup", 48% e europianëve
i kanë kaluar pushimet e tyre
në shtëpi këtë vit, ndërkohë
që kjo shifër një vit më parë
ishte 43%. Britanikët, që janë
"bredharakët" më të mëdhenj
të kontinentit, pas gjermanëve,
i kanë reduktuar udhëtimet
e tyre me 10%, ndërkohë që
edhe paundi ka pësuar rënie të
ndjeshme. Si rezultat, brigjet e
Spanjës dhe Greqisë, zakonisht
të mbushura me turistë britanikë
dhe gjermanë, këtë vit
kanë qenë shumë më të qeta.
Qeveria spanjolle ka lancuar një
paketë miliona dollarëshe për
të mbështetur turizmin e saj në
këtë vit të vështirë. Ndërkohë,
një rënie të ndjeshme ka pësuar
edhe konsumi i turistëve, të cilët
kanë ngrënë më pak, kanë pirë
më pak dhe kanë bërë më pak
qejf se vitet e kaluara. Baret
dhe restorantet nuk kanë qenë
kurrë kaq të zbrazura sa këtë
vit. Por ka një qytet që duket se
i ka shpëtuar realitetit. Ai është
Roma, qyteti i përjetshëm, që
duket se nuk do t‘ia dijë për atë
që po ndodh në mbarë Europën.
Roma ka pasur të njëjtin fl uks
turistik si vite më parë, ndërkohë
që ai ka rënë ndjeshëm në Firence,
Venecia dhe në pjesë të
tjera të bregdetit. Por, me gjithë
humbjet e kësaj vere, Franca do
të vazhdojë edhe për këtë vit
që të mbetet në krye të listës së
vendeve më të preferuara nga
turistët në të gjithë botën, duke
qenë se në këtë vend turistët vijnë
gjatë gjithë vitit dhe nuk përqendrohen
vetëm në muajt e nxehtë.
të zbrazura në Paris. Më pak
plazhistë në plazhet e Italisë
dhe bregdetin e mrekullueshëm
të Spanjës. Duket se kriza ekonomike
botërore ka hedhur një
re të errët mbi Europë dhe mbi
të gjitha te vendet e zakonshme
ku europianët janë mësuar prej
vitesh t‘i kalojnë pushimet e
verës. Franca, kampionia e turizmit
botëror, me 80 milionë vizitorë
në vit, ka përjetuar një rënie
të ndjeshme të kësaj shifre gjatë
këtij sezoni turistik. Gjatë muajve
qershor dhe korrik, numri i turistëve
ka rënë me 20%. Spanja, që
vitin e kaluar zuri vendin e tretë
në botë ndër destinacionet më
të preferuara turistike, ka pësuar
gjithashtu një rënie të ndjeshme
prej 15% në fl uksin e turistëve të
verës dhe Italia po parashikon që
të përballet me një shifër edhe
më problematike. Kështu, ndërsa
njerëzit kanë preferuar që t‘i kalojnë
pushimet e verës në vendet e
tyre këtë vit, çdo vendi turistik të
BE-së i duhet të bëjë llogaritë për
vitin që shkoi dhe planet për vitin
e ardhshëm. Sipas një sondazhi
të "Gallup", 48% e europianëve
i kanë kaluar pushimet e tyre
në shtëpi këtë vit, ndërkohë
që kjo shifër një vit më parë
ishte 43%. Britanikët, që janë
"bredharakët" më të mëdhenj
të kontinentit, pas gjermanëve,
i kanë reduktuar udhëtimet
e tyre me 10%, ndërkohë që
edhe paundi ka pësuar rënie të
ndjeshme. Si rezultat, brigjet e
Spanjës dhe Greqisë, zakonisht
të mbushura me turistë britanikë
dhe gjermanë, këtë vit
kanë qenë shumë më të qeta.
Qeveria spanjolle ka lancuar një
paketë miliona dollarëshe për
të mbështetur turizmin e saj në
këtë vit të vështirë. Ndërkohë,
një rënie të ndjeshme ka pësuar
edhe konsumi i turistëve, të cilët
kanë ngrënë më pak, kanë pirë
më pak dhe kanë bërë më pak
qejf se vitet e kaluara. Baret
dhe restorantet nuk kanë qenë
kurrë kaq të zbrazura sa këtë
vit. Por ka një qytet që duket se
i ka shpëtuar realitetit. Ai është
Roma, qyteti i përjetshëm, që
duket se nuk do t‘ia dijë për atë
që po ndodh në mbarë Europën.
Roma ka pasur të njëjtin fl uks
turistik si vite më parë, ndërkohë
që ai ka rënë ndjeshëm në Firence,
Venecia dhe në pjesë të
tjera të bregdetit. Por, me gjithë
humbjet e kësaj vere, Franca do
të vazhdojë edhe për këtë vit
që të mbetet në krye të listës së
vendeve më të preferuara nga
turistët në të gjithë botën, duke
qenë se në këtë vend turistët vijnë
gjatë gjithë vitit dhe nuk përqendrohen
vetëm në muajt e nxehtë.