E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackiste dyqanin, e kap "mat" pronari

ELBASAN- Hajduti kapet mat nga i zoti i shtepise ndersa kishte filluar plackitjen. Policia e Elbasanit ka ndaluar 16 vjecarin me inicialet E. B., me banim ne lagjen "Dyli Haxhire", pasi eshte kapur nga Kajo K., duke vjedhur banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:30 te nje nate me pare. Pasi ka kapercyer murin rrethues te baneses, i mituri ka hapur me sende te forta dritaren e kuzhines dhe ka nisur nga puna per cmontimin e televizorit, videos dhe nje DVD-je. Por hajduti eshte pikasur nga pronari 45 vjecar, i cili e ka kapur ne flagrance. Ai nuk ka ushtruar dhune ndaj 16 vjecarit, por ka njoftuar policine. Policia ka shoqeruar per ne komisarit E. B., ndaj te cilit eshte ngritur akuza e "vjedhjes".

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›