E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin dhe cmontonin makina, goditet grupi

ELBASAN- Nje grup te rinjsh te dyshuar per vjedhje dhe cmontim te makinave ne nje magazine te hapur posacerisht eshte goditur nga policia e Elbasanit mengjesin e djeshem. Seksioni i Krimeve ndaj Prones bene me dije se arrestuan Gersi Gega, 24 vjec me banim ne Fier, Jetmir Basha, 24 vjec, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu" ne Elbasan dhe Nertil Bicaku, 23 vjec, banues ne lagjen "5 Maji". Te dyshuarit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane kapur ne flagrance ne nje magazine ne lagjen "Dyli Haxhire", duke cmontuar nje mjet tip "Benz", me targa te FR9199, ne pronesi te Andi G., me banim ne Fier. Mjeti ishte parkuar ne Vlore, kur u grabit nga hajdutet me 20 gusht te ketij viti dhe prej andej eshte sjelle per t'u cmontuar ne Elbasan. Sherbimet e zyres se krimit kunder prones kishin kohe qe survejonin aktivitetin kriminal te tre te rinjve. Hetuesit po tentojne te zbulojne edhe raste te tjera te ngjashme te realizuara nga ky grup. Sipas te dhenave paraprake behet fjale per nje rrjet te mireorganizuar, i cili eshte i ndare ne hajdute, cmontues dhe shites te pjeseve.

F. Salliu

Dyshimet

Po punohet per zbulimin e plote te ketij rrjeti pasi dyshohet qe ne Elbasan cmontohen edhe makina te vjedhura ne qytete te tjera. Nderkohe "tekniket" jane justifikuar duke thene se thjesht po cmontonin nje makine jashte perdorimit, te cilen e kishin blere ne tregun e zakonshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›