Plagos ne grabitje pronarin
SKRAPAR- Grabit me dhune dhe plagos pronarin e shtepise, por arrestohet vetem 6 ore pas ngjarjes. Eduart Gezhilli, ra ne prangat e agjenteve te policise se Skraparit pasi dyshohet per plackitjen e sendeve te florinjta dhe nje shume prej 5 mije lekesh ne banesen e Dielli Z., ndaj te cilit ka ushtruar dhune. Ngjarja mesohet se ka ndodhur duke gdhire dita e djeshme ne lagjen "5 Shtatori" te qytetit te Corovodes. Familjaret deshmuan per skenen e krimit duke bere denoncimin, kurse i demtuari u dergua ne spital ku ka marre mjekimin. Ai u ka rrefyer agjenteve se ishte perleshur me autorin e dyshuar, te cilin e ka njohur, duke treguar edhe emrin.
Ka qene ora 01:00 e mengjesit kur kryefamiljari ka ndjere zhurma ne banesen e tij. Eshte ngritur me shpejtesi nga shtrati per te pare se cfare ishte dhe ne erresire eshte perplasur me nje person te panjohur. Dielli Z., u ka thene hetuesve se ne dhomen e ndenjes ka hasur pikerisht te dyshuarit Eduart Gezhilli dhe kur ka ndezur driten i ka pare edhe fytyren. Ne keto momente 40-vjecari e ka goditur me sende te forta, hekur, qe e kishte marre per t'u mbrojtur. Gjate perleshjes kryefamiljari ka mbetur i plagosur dhe i pergjakur. Pjesetaret e tjere e kane gjetur pa ndjenja ne dysheme dhe jane ngritur per t'i ardhur ne ndihme, por sa hap e mbyll syte grabitesi eshte zhdukur. Shtepia qe ndodhej ne katin e pare te pallatit ka ndihmuar ne arratine e shpejte te tij, teksa ka kapercyer murin rrethues.
Menjehere i plagosuri eshte derguar nga te afermit per ne spitalin e Corovodes, ku mori edhe mjekimin. Kurse pak minuta me pas eshte depozituar edhe denoncimi ne komisariat per "grabitje me dhune, me pasoje plagosjen". Ne vendngjarje mberriti nje grup ekspertesh qe ndertuan skenen e krimit, gjurmet qe kishte lene i dyshuari. Po keshtu kane shkuar ne spital per te marre dhe deshmine e te plagosurit nga perleshja fizike me autorin. Hetuesit gjeten dritaren e hapur, qe ishte lene nga familjaret pasi ishte vape. Mesohet se pasi i ka dhene disa goditje ne koke te zotit te shtepise, 40-vjecari ka perfituar te mbledhe aty c'te gjente para se te largohej.
Policia nga hetimet e para dhe deklarimet e te demtuarit arriti te identifikoje autorin e dyshuar te krimit. Pas disa oresh hetimi te panderprere dhe krahasimit te gjurmeve te gishterinjve u be i mundur edhe ndalimi i 40-vjecarit Eduart Gezhilli, banues ne kete qytet. Familjaret thane se ai kishte grabitur disa sende te florinjta dhe nje shume prej 5 mije lekesh.
E. Hazizolli