Plackisin lokalin ne fshat, kapen te dyshuarit
Dy te rinj nga qyteti i Beratit kane rene ne prangat e policise, pasi akuzohen per vjedhjen e nje lokali ne nje fshat te ketij rrethi. Burime te komisariatit te policise bene me dije se rreth ores 21:30 te mbremjes se shtune u be arrestimi i Fjordi Simonit, 18 vjec dhe Shkelzen Kondi, 20 vjec, te dy lindur dhe banues ne lagjen "Donika Kastrioti" ne kete qytet. Sipas hetimeve te policise, ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur me ane te thyerjes lokalin e F. Qato, ne fshatin Shen Tod, komuna Vertop. Ne momentin e ndalimit te rinjve iu bllokuan ne cilesine e proves materiale nje sasi paketash cigare, te plackitura ne lokalin e fshatit.