E diela në Tiranë, alternativat e pushimit të kryeqytetasve
Qetësia dhe normaliteti i jetës së përditshme është rikthyer në Tiranë .
Pas shumë ditësh fushate me mitingje dhe takime elektorale dhe pas shumë zhurme gjatë procesit zgjedhor kjo e dielë i ka rikthyer kryeqytetit qetësinë e fundjavës . Edhe fakti se jemi në stinën e verës dhe temperaturat e këtyre ditëve janë të larta , ndikon që qytetarët e Tiranës të mos preferojnë shëtitjet nëper rrugët e kryeqytetit por të frekuentojnë plazhet, pishinat dhe ambientet të tjera për të kaluar fundjavën. Pishinat e kryeqytetit janë të mbushur plot me të rinjë kryeqytetas, të cilët kanë zgjedhur që këtë ditë pushimi ta kalojnë aty, ndërsa nga ana tjetër plazhet e Shqipërisë zakonisht të dielave mbushen me turistë ditor .
Këtë të dielë, ashtu si institucionet e larta të vendit, siç duket po pushojnë edhe numri më i madh i qytetarëve. Kjo gjë vihet re edhe te mungesa e makinave. Të dielën në kryeytet ndryshe nga ditët e tjera të javës është shumë më i lehtë për tu përballuar. Në ndonjë cep të rrugës shofim shitësit ambulantë, për të cilët kjo ditë nuk do të jetë shumë fitimprurëse sepse ata që ndalojnë për të blerë janë shumë të pakët. Nga ana tjetër lëvizja e vogël e qytetarëve vihet re edhe në autobuset urban. Ndërsa gjatë javës autobuzët janë të stërngarkuar nga njerëzit që lëvizin me to, të dielën janë pothuajse bosh. Pas shumë zhurmësh elektorale, kryeqytetit iu rikthye qetësia, ajo se çfarë ka ngelur nga periudha e zgjedhjeve janë posterat elektorale të partive politike, të cilat i shofim në çdo cep të Tiranës.