Tregjet ushqimore në kryeqytet në kushte skandaloze, qytetarët të rrezikuar nga sëmundjet

Bashkia e Tiranës premtoi rikonstruksionin dhe ndërtimin e tregjeve
Djathë i mbuluar nga mizat, qumësht në trotuare e në bordura, fruta e perime në mes të llucës e në mes të pluhurit, peshk në govata të ndyra e në bagazhe makinash... kjo është pamja e një tregu që të ofron kryeqyteti ynë megjithëse jemi në vitin 2009. Tregtimi i mallrave ushqimorë në kryeqytet vazhdon të mbetet një nga problemet kryesorë i tregjeve. Këto produktet tregtohen në kushte skandaloze duke mosplotësuar as kushtet më minimale të higjienës. Shpeshherë është premtuar nga ana e Bashkisë së Tiranës se në kryeqytet do të merren masa të menjëhershme për ndërtimin e tregjeve të reja si dhe për rikonstruksionin e këtyre ekzistues.Madje para pak kohësh ishte një nisëm që u prezantua me shumë bujë nga ky institucion ku bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë do të ndërtonin më shumë se nëntë tregje të reja me të gjitha kushtet dhe standardet për tregtimin e prodhimeve blegtorale si dhe fruta-perimet. Një premtim i cili mbeti i zbatueshëm vetëm në fjalë dhe me sa duket edhe në letra por në realitet nuk u bë asgjë madje as tregjet ekzistues nuk u rikonstruktuan. Niveli i ndotjes që ekziston në këto tregje është shumë alarmant gjë e cila është konfirmuar edhe nga studimet e shumta që janë bërë nga instancat përgjegjëse gjithsesi deri më tani nuk është marrë as edhe një lloj mase. Por përveç tregjeve një tjetër problem është edhe ai i mini-tregjeve që krijohen nga vetë njerëzit nëpër rrugët e Tiranës si dhe nëpër trotuare.
Siguria e ushqimeve lë për të dëshiruar nisin kontrollet
Ministria e Bujqësisë ka shtuar kontrollet në tregjet dhe pikat e shitjes, me shumicë dhe pakicë, gjatë periudhës së verës, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. "Siguria ushqimore është një nga prioritetet tona, pasi ajo është e lidhur drejtpërdrejt me shëndetin e konsumatorëve",- shprehe specialistët. Ato shpjegojnë se po i kushtohet rëndësi kontrollit të ushqimeve gjatë gjithë procesit zinxhir të prodhimit dhe tregtimit të tyre, rregullave specifike të kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, të monitorimit të produkteve të detit, vlerësimi i sistemeve të sigurisë për prodhimet e mishit, etj. "Në të gjitha inspektimet që kemi bërë në 12 qarqe të vendit, nuk ka pasur raste të evidentuara të shkeljes së kritereve për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, qofshin këto produkte të prodhuara në vend, apo të importuar nga jashtë",- shprehen ato. Sipas tyre, në këtë sezon veror, Ministria e Bujqësisë po zbaton një plan specifik në të gjithë vendin, duke intensifikuar kontrollet e inspektimit si në zonat me intensitet më të madh njerëzish, siç janë zonat turistike, ashtu edhe në pjesën tjetër të territorit. Paralelisht, po punohet për vënien në funksionim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si dhe po qëndrohet në kontakt të vazhdueshëm me partnerë të Komisionit Evropian, si Organizata Botërore e Epizotive (OIE), Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetit Publik të Komisionit Evropian etj, për zhvillimet mbi rritjen e sigurinë ushqimore.
Peshku dhe qumështi shiten në rrugë dhe nëpër makina
Tregtimi i peshkut dhe i qumështit vazhdon të mbetet problem i pazgjidhshëm në tregun kryeqytetit. Edhe pse sektori i Veterinarisë ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme në lidhje me disiplinimin e tregtimit të mishit apo peshkut, por dhe të prodhimeve të bulmetit, ende ka probleme që ky sektor nuk ka depërtuar. I tillë mbetet tregtimi i peshkut apo ai i qumështit të fshatit apo dhe vezëve. "Në përgjithësi, ne kemi ushtruar aksione dhe deri tani nuk ka asnjë njësi tregtimi që ka paraqitur probleme në lidhje me mishin apo bulmetin që tregton. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për të gjitha "fast-foodet" dhe pastiçeritë e qytetit. Megjithatë them se është ende shumë herët për të folur për ndërgjegjësim të tregtarëve, pasi sapo kemi hyrë në stinën e pranverës ku fillojnë problemet edhe në sektorin tonë", pohojnë specialistët e kësaj fushe. Sipas tyre, aktualisht, shitja e peshkut vazhdon të bëhet nëpër makina, por edhe nëpër rrugë. E njëjta gjë ndodh edhe me shitjen e qumështit të fshatarëve dhe vezëve. Këto produkte, që janë të rrezikshme, nëse nuk tregtohen brenda standardeve të duhura janë bërë objekt i kontrolleve. Por asnjëherë ky sektor nuk ka mundur të depërtojë në këtë treg. "Sa herë që kontrollet ushtrohen në këto pika tregtimi apo rrugë të qytetit këta tregtarë largohen dhe pas disa ditësh i sheh sërish. Ne jemi munduar që të komunikojmë dhe të mirëkuptohemi, por mesa duket, nuk kemi mundur të gjejmë mënyrën e duhur për të parandaluar këtë tregtim shtojnë më tej specialistët, duke lënë të kuptohet se këtë verë, puna kontrolluese dhe goditëse e këtij sektori do të jetë në këtë tregtim.
Fruta e perime që shiten në mes të baltës e pluhurit
Përveç bulmetit edhe frutat, perimet dhe zarzavatet shiten jashtë kushteve higjieno-sanitare, por këto të fundit lahen dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve. Ndërkohë që edhe për këto duhet të vendosen rregulla dhe të kërkohet e njëjta masë sigurie, ashtu sikurse për mishin dhe për nënproduktet e qumështit. "E njëjta situatë konstatohet edhe për fruta-perimet, edhe këto shiten në të njëjta kushte ashtu si edhe bulmeti edhe mishi. Por, për këto të fundit, rreziku është shumë i madh, perimet mund të lahen mirë dhe nuk përbëjnë rrezik", pohojnë specialistët e higjienës. Duke parë mundësinë e larjes së këtyre, specialistët e higjienës nuk e kanë parë të udhës vendosjen e gjobave apo plotësimin e procesverbaleve deri më tani ndaj marrja e masave ka qenë në nivelet zero.
Nisnin kontrollet ushqimore në vendet bregdetare
Mbrojtja e konsumatorit nga ushqimet në treg, veçanërisht në stinën turistike verore, ka bërë që institucionet vendore dhe ato lokale të Qarkut të Vlorës të bashkërendojnë punën për masa të forta kontrolli dhe ndëshkime për abuzuesit. Këto ditë, Bashkia Vlorë, Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ajo e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kanë nisur një kontroll të përbashkët për cilësinë e produkteve ushqimore, të mishit, bulmetit në të gjitha njësitë tregtare, duke u përqendruar në ato që funksionojnë përgjatë bregdetit. Burime pranë bashkisë konfirmojnë se ky kontroll do të jetë disaditor dhe në bazë të një plani të hartuar, përfshin zonën turistike të Vlorës e rrethinave, Himarën, si dhe pika të furnizimit të shumicës e prodhimit në territorin e qarkut. "Kontrollet kanë si synim të garantojnë standarde të përshtatshme të sigurisë ushqimore dhe mjedisore gjatë sezonit turistik. Mes prioriteteve të këtij programi, përfshihen kontrolli i vazhdueshëm i njësive të shërbimit tregtar që funksionojnë përgjatë bregdetit, dezinfektimi i zonave të ekspozuara ndaj rrezikut të insekteve, mbajtja nën kontroll e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe atij të kanalizimeve të ujërave të zeza etj", - pohojnë specialistët të ekipit të kontrollit. Mësohet se kontrolle të tilla janë organizuar dhe herë të tjera, por këtë sezon ato do të jenë shumë më të gjera dhe do të shtrihen në të gjitha drejtimet, duke minimizuar mundësitë e rrezikimit të konsumatorit nga produktet apo mjedisi i ndotur.