Elementët e sigurisë rrugore duhet të jenë pjesë e lëndëve shkollore
Elementët e sigurisë rrugore duhet të integrohen në disiplina të ndryshme të shkollave të mesme, por dhe në ato të larta në vendin tonë, rekomandojnë specialistët e shëndetit publik. Rekomandimi vjen pas realizimit të një studimi mbi vlerësimin e njohurive, qëndrimeve dhe praktikave për sigurinë rrugore tek studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Studimi dëshmoi për një nivel të lartë të sjelljeve të rrezikshme të studentëve lidhur me sigurinë rrugore, pavarësisht njohurive mbi to.
Të dhënat, sipas specialistëve, janë alarmante sidomos për studentët meshkuj, të cilët paraqesin praktika shumë të rrezikshme që i ekspozojnë ata ndaj aksidenteve rrugore. Kështu, 67 % e studentëve raportuan se ishin të mirinformuar për rregullat e qarkullimit rrugor qoftë si këmbësorë, pasagjerë, apo drejtues automjetesh (përfshi motoçikletat dhe biçikletat). Por, vetëm 19 % e tyre raportuan se përdorimin rripin e sigurimit si pasagjerë apo drejtues automjetesh, pohojnë specialistë të shëndetit publik. Studimi tregoi se meshkujt përdorin rripin e sigurimit më pak, në krahasim me femrat, por dhe e respektonin semaforin në udhëkryqe më pak në raport me femrat. Ndërkohë, studimi tregoi se nuk ka ndonjë ndryshim statistikor në njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e sigurisë rrugore, lidhur me prejardhjen (fshat-qytet).
Qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i njohurive, qëndrimeve dhe praktikave mbi sigurinë rrugore dhe lidhja (shoqërimi) i këtyre elementëve me faktorët social demografikë në studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Në të u përfshinë studentët e vitit të dytë (233 femra dhe 77 meshkuj), të cilët plotësuan një pyetësor anonim në periudhën kohore shkurt-mars 2009.