E diela ne Tirane qytetaret preferojne shetitjen nga liqeni
Megjithese nentori eshte ne pikun e tij dhe temperaturat jane ulur kodrat e liqenit artificial te Tiranes tejmbushen nga qytetaret. Dita e diel ben qe shume prej tyre te kalojne disa caste te kendshme ne shoqerine e familjes shoqerise apo dhe per te marre ajer te paster dhe rreze te nje dielli gjysmak. Per qytetaret eshte kthyer ne nje aktivitet pothuajse te perditshem frekuentimi i kodrave te liqenit artificial.
Ne shetitje verejme qytetare te te gjitha moshave nga me te rejat te familjaret dhe deri te moshat e thyera per te cilet liqeni ofron ajer te paster.
Kodrat e liqenit artificial te Tiranes frekuentohen nga qytetaret e Tiranes ne te gjitha stinet dhe ditet por dita e diel bashkon ne shetitore te gjitha grupmoshat qe i japin nje pamje me te bukur kaltersise se liqenit dhe kodrave te mbuluara me gjethet vjeshtake.