E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia seshte kosh plehrash qeveria te terheqe vendimin

Dhjetera qytetare protestuan dje para kryeministrise kunder vendimit per importimin e plehrave


Aktivistet kerkojne hartimin e nje strategjie per pastrimin e vendit dhe jo nje plan per te marre plehrat e te tjereve


Nuk kane qene te shumte pjesemarresit ne protesten e djeshme kunder importit te plehrave ne vendin tone por mesazhi qe u percoll ishte edhe ne emer te atyre qe nuk ishin te pranishem Shqiperia seshte kosh plehrash qeveria duhet te terheqe vendimin.

Qytetare aktiviste ambientaliste dhe figura te njohura u mblodhen dje para kryeministrise ne nje proteste te paralajmeruar nje dite me pare nga Rinia Aktive dhe Grupimit Qytetar. Per rreth nje ore pjesa e bulevardit perpara kryeministrise ka qene e rrethuar me forca te policise te cilet dukej se ishin me te shume se sa protestuesit ne menyre qe te eliminohej ndonje incident i mundshem.


Por ne fakt protesta ka qene teresisht paqesore. Te pranishmit kane thene me radhe kerkesat e tyre ku me e rendesishmja ka qene anulimi i vendimit per importin e plehrave ne vendin tone. Te sistemojme mbetjet tona Hej hej qeveri sduam plehra ne Shqiperi Shqiperia nuk eshte kosh plehrash ishin disa nga thirrjet e pjesemarresve ne proteste. Sipas aktivistit Lavdosh Ferunaj vendimi i qeverise eshte i padrejte.


Jemi kundra vendimeve te tilla jemi per te percaktuar nje strategji si ta pastrojme vendin si ta bejme me te bukur dhe jo te importojme mbetjet e botes. Ne duhet te kemi nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importimin e mbetjeve konform standardeve te BE-se - u shpreh ai.


Me tej Ferunaj kerkoi zbatimin e ligjeve te Bashkimit Europian ne lidhje me ceshtjen. Te gjithe e duam Shqiperine e paster por ajo nuk pastrohet duke importuar mbeturina e nje vendi tjeter - perfundoi aktivisti. Ndersa per Ardian Klosin vendimi per importin e plehrave eshte me i gabuari i qeverise. Kjo eshte rruga me e gabuar per te ardhmen dhe per ruajtjen e pasurive te vendit - u shpreh Klosi.


Ndryshe nge vendi fqinj Italia ku protestat kunder plehrave kane arritur edhe ne ekstreme ne vendin tone eshte hera e pare qe shoqeria civile kundershton vendimin e qeverise me proteste ndonese ka kaluar thuajse nje muaj nga koha e marrjes se vendimit.


Deri me sot ka pasur vetem deklarata publike nga organizata e aktore te tjere publik. Grupimi i reagimit qytetar nje dite me pare i drejtoi nje apel qeverise dhe pushtetit vendor qe te perfshihet ne nje fushate kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat. Ndersa Ministria e Mjedisit kane bere me dije se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese qe mund te largoje 6000 tone mbeturina ne muaj dhe nuk behet fjale per import plehrash.


Thuajse nje muaj me pare Keshilli i ministrave vendosi lejimin e importit te 55 lloj mbetjesh per tu ricikluar nga industria vendase. Vendim te cilin Ministria e Mjedisit e ka justifikuar me nevojen qe ka industria vendase e riciklimit per lende te pare. Por ne kushtet kur ne vend nuk funksionon ende kategorizimi i plehrave sipas permbajtjes se tyre ato nuk mund te perdoren nga kjo industri.


Grupimi qytetar dhe Forumi Rinia Aktive kane organizuar dje protesten e pare qytetare kunder importit te plehrave.

Protesta eshte organizuar rreth nje muaj pas marrjes se vendimit nga Keshilli i Ministrave

Pjesemarresit kane kerkuar hartimin e nje strategjie per pastrimin e vendit dhe jo nje plan per te marre plehrat e te tjereve


Te sistemojme mbetjet tona Hej hej qeveri sduam plehra ne Shqiperi Shqiperia nuk eshte kosh plehrash ishin disa nga thirrjet e pjesemarresve ne proteste

Ministria e Mjedisit me heret e ka justifikuar vendimin e qeverise me nevojen qe ka industria vendase e riciklimit per lende te pare

Dy modele protestash ne Europe


Ndryshe nga ne ne Europe njerezit nuk rrine duarkryq kur behet fjale per ceshtje te kesaj rendesie.


Protestat e zhvilluara ne tetor ne Napoli te Italise do te mbeten per nje kohe te gjate ne kujtesen e gjithe botes. Qindra qytetare u perleshen me policine teksa protestonin kunder hapjes se nje pike grumbullimi plehrash ne qytetin e tyre. Trazirat kane vazhduar ne qytetin italian per disa dite.


Perleshje me policine bllokim rrugesh djegie automjetesh perdorim te bombave molotov kane qene disa nga format e protestes qe kane raportuar mediat italiane per protestat disa ditore kunder pranimit te depozitimit te plehrave te qytetit te Napolit por edhe zonave te tjera nga veriu i Italise.


Duke akuzuar qeverine per mbeshtetje te mafies ne kete proces banoret kane djegur edhe nje flamur italian. Kjo eshte demokracia jone shteti mbron mafien. Tiu vije turp - kane qene disa nga parullat e banoreve.


Me tej ata u jane drejtuar forcave te policise duke iu kerkuar qe te vendosen ne mbrojtje te popullates dhe jo te grupeve te caktuara mafioze qe merren me trafikun e plehrave. Protestuesit kane bllokuar rrugen per te mos lejuar kalimin e kamioneve me plehra per ne zonen e percaktuar nga autoritetet i cili do te perdoren si vend grumbullimi i tyre.


Ne fillim te muajit nentor ishte radha e Gjermanise qe te perballej me nje situate te ngjashme. Transporti i vagoneve me lende radioaktive nga Franca per ne Gorleben te Gjermanise u shoqerua me protesta dhe bllokim rrugesh. Me te medhate qe jane pare ne kete vend kunder transporteve te tilla.


Protestuesit kane bllokuar nje sere rrugesh duke penguar edhe furnizimin e trupave te policise apo nderrimin e skuadrave te policeve. Partia Ekologjike gjermane nderkohe kerkoi ne parlament mbajtjen e nje seance te posacme ne lidhje me transportet ne fjale dhe politiken e qeverise ne lidhje me energjine atomike.


Protestat jane drejtuar ne radhe te pare kunder vazhdimit te prodhimit te mbetjeve radiokative dhe sidomos kunder depozites ne Gorleben e cila konsiderohet si e pasigurt dhe e rrezikshme.


Banoret e Gorlebenit ende kane frike se vazhdimi i transporteve eshte nje vendim politik qe ky vend do te vazhdoje te sherbeje edhe ne te ardhmen si depozite per mbetje radiokative. Zgjatja e periudhes se punes se centraleve atomike ne Gjermani do te beje qe mbetjet berthamore ne vend te shtohen me 1/4 e sasise.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›