Mjeket Diagnostikoni ne kohe tumoret
Kapja ne kohe e tumoreve ben te mundur qe ato te trajtohen deri ne masen 94 per qind. Kete apel kane bere onkologet me te njohur shqiptare ne seminarin e pare shkencor te onkologjise te zhvilluar ne spitalin Hygeia. Ky seminar u pershendet nga kryetarja e Kuvendit dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Une personalisht do ti beja apel cdo nene cdo zonje cdo individi te bejne kujdes per shendetin e tyre qe te prevenojne ate qe mund te jete fatale por mbi te cilen ne mund te fitojme tha Topalli ne fjalen e saj. Kreu i Shendetesise Vasili gjithashtu vuri theksin ne ndergjegjesimin e popullates. Kryetari i Keshillit Shkencor te Qendres Spitalore Hygeia te Athines theksoi se diagnoza e kryer ne baze te studimit te gjeneve ne nderthurje me lokalizimin e kancerit dhe terapine individuale ben qe trajtimi te jete tejet efikas. Ne sot ne spitalin tone i kemi te gjitha mundesite te piketojme specifikisht llojet e ndryshme te kacereve pa shkaktuar efekte anesore apo komplikacione tek organet e tjera jetesore qe jemi mesuar te kemi me modelin e kimioterapise. Nje pike e rendesishme eshte se sot ne bejme diagnostikimin e kancerit permes molekulave biologjike cka ben te mundur piketimin e te gjitha molekulave kancerogjene qe ka cdo pacienti. Mos kini frike nga kanceri eshte nje semundje qe nese e diagnostikojme heret ne me teknologjine dhe njohurite tona e kurojme ate tha Paris Kozmidhis. Per here te pare ne Shqiperi jane futur akseleratoret lineare te cilet garantojne lokalizimin e tumorit ne trajtimin e tij pa prekur indet e shendosha qe rrethojne masen e tumorit. Tashme kanceri i gjirit i stomakut dhe i tiroideve mund te mjekohen pa i hequr organet e prekura nga kanceri. Grate e prekura nga kanceri i gjirit deri vone i nenshtroheshin nje operacioni ku u hiqej gjiri. Ndersa tek ne sot behet mjekimi i tij duke e shpetuar gjirin. Trajtimet qe perdoren ne Europe perdoren dhe ne Hygeia Spital. Nuk ka nevoje qe shqiptaret te ikin jashte per tu operuar. Ata mund te kene ketu te gjitha trajtimet bashkekohore ne kete fushe. Ne kemi shume opsione per pacientet ne faze te avancuar me kancer por ajo qe eshte e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i kancerit tha Dimitris Tsiptsis kirurg. Te pakten nje e treta e pacienteve te trajtuar me keto metoda kane pasur permiresim te ndjeshem. Rreth 11 milione njerez ne gjithe Europen jane diagnostikuar me kancer. Ata jane trajtuar dhe kane mbijetuar. Kanceri i gjirit me i shpeshti te femrat
Rreth 400 raste te reja me kancerin e gjirit zbulohen cdo vit ne vendin tone. Pjesa me e madhe e tyre ne nje stad teper te avancuar kur edhe trajtimi eshte i veshtire. Kanceri i gjirit sot eshte nje problem madhor ne Shqiperi. Karakteristike per Shqiperine eshte fakti qe femrat paraqiten ne stade shume te avancuara dhe vdekshmeria eshte shume e larte. Numri i rasteve ka nje tendence te lehte rritjeje dhe kjo per te prekur moshat e reja thone mjeket. Kanceri i gjiri karakterizohet nga simptoma pa dhimbje duke bere qe shpesh te neglizhohet nderkohe qe agravohet me kalimin e kohes. Kontrolli i vazhdueshem ben te mundur zbulimin e semundjes ne hapat e para te saj duke krijuar keshtu mundesine per kurim. Semundjet e zemres 40 e te semureve strajtohen
Rreth 40 e pacienteve qe vuajne nga semundjet e zemres nuk trajtohen. Ato zene vendin e pare ne vendin tone ne renditjen e semundshmerise dhe po keshtu edhe shkaktaret kryesore te vdekjeve. Shkak mbetet duhani alkooli si dhe obeziteti. Keto jane te dhenat me te fundit qe dhane dje gjate konferences se mbajtur per trajnimin e stafit mjeket kardiologe ne vendin tone. Po nuk jane vetem duhani dhe alkooli shkaktaret e ketyre semundjeve por edhe ushqimi me shume yndyre menyra e jeteses qendrimi ne pune apo edhe lenia pas dore e vetes shkaktojne probleme ne zemer qe sjellin perkeqesim te shendetit. do vit ka nje rritje te numrit te nerhyrjeve ivazive te pacienteve qe vuajne nga semundjet kardiovaskulare. Keshtu gjate vitit te kaluar kane qene rreth 750 ndersa per kete vit numri eshte dyfishuar duke shkuar ne 1500 tha Artan Goda shefi i kardiologjise ne spitalin Nene Tereza. Ai shtoi se me te rrezikuar jane meshkujt ndersa persa u perket femrave ato rrezikohen pas menopauzes. Kardiologet po shkojne gjithnje drejt eliminimit te ilaceve ndersa theksojne se femrat kane nje zemer me te forte sesa meshkujt. Raporti i semundjeve te zemres midis dy gjinive rezulton te jete 9 me 1. Nderkohe qe kjo shifer balancohet kur grate e kalojne periudhen e menopauzes dhe behen me te prekshme nga keto lloj semundjesh pohoi Goda. Sipas te dhenave nga Instituti i Shendetit Publik rreth 29 vete per 1 000 banore humbin jeten nga semundjet e zemres. Sipas specialisteve nje diete e shendetshme ushqimore ul riskun e prekjes nga semundjet e zemres. Por vec ushqimit duhet aktivitet fizik i cili te shqiptaret eshte ne nivele mjaft te uleta. Te dhenat e studimit me te fundit te ISHP-se raportojne se semundjet kardiovaskulare rrezikojne moshat mbi 50 vjec. Nderkohe ne Europe semundjet kardiake jane shkaku i pare i vdekjeve.
Zirina Llambro