Qytetaret ne proteste per importin e plehrave
Dhjetera qytetare dhe anetare te organizatave joqeveritare protestuan dje kunder vendimit te qeverise qe lejon importin e mbeturinave per qellime riciklimi dhe perpunimi. Te mbledhur perpara Kryeministrise dhjetera perfaqesues te grupimit qytetar i bene thirrje qeverise te ktheje mbrapsht vendimin e miratuar per mbetjet pasi kjo do te ishte shkaterrim sipas tyre per Shqiperine. Kjo eshte rruga me e gabuar eshte nje veprim i gabueshem i qeverise tha Ardian Klosi. Aktivistet e
shoqatave mjedisore propozuan edhe nje strategji per te pastruar Shqiperine nga plehrat qe ka dhe jo per ti lene terren mberritjes se tonelatave me mbeturina nga Europa. Hej hej qeveri sduam plehra ne Shqiperi. Shqiperia nuk eshte kosh plehrash ishin thirrjet e pjesemarresve ne proteste. Kunder vendimit qe lejon importin e plehrave ka dale edhe opozita si dhe organizata te tjera te shoqerise civile. Jemi ketu per te dhene nje mesazh shume te dashur per shqiptaret qe atdheu yne Shqiperia te jete nje vend i paster ndaj ti themi Jo importit te plehrave. Jemi kundra vendimeve te tilla jemi per te percaktuar nje strategji si ta pastrojme vendin si ta bejme me te bukur dhe jo te importojme mbetjet e botes. Ne duhet te kemi nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importimin e mbetjeve konform standardeve te BE tha Lavdosh Feruni. Nderkohe qeveria e vecanerisht ministri i Mjedisit kane mbrojtur draftin i cili sipas tyre siguron vetem lenden e pare per industrine e riciklimit te mbetjeve dhe ndalon sjelljen ne Shqiperi te lendeve te rrezikshme.Grupimi i reagimit qytetar nje dite me pare i drejtoi nje apel qeverise dhe pushtetit vendor qe te perfshihet ne nje fushate kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat.