E Diel, 1 Nëntor 2026

E diela në autostradë, kryeqytetasit popullojnë Durrësin

Fluks automjetesh që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit apo Gjirit të Lalzit janë shënuar sot në autostradën Tiranë -Durrës. Duke qenë një ditë e dielë shumë qytetarë të cilët janë ende në punë zgjedhin që të pushojnë në fundjavë. Trafiku në autostradë shpesh, paralizohej prej mjeteve të shumta që ishin nisur në drejtim të Durrësit. Kryeqytetasit zgjedhin kështu një prej bregdeteve më të afërta për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Ndërkohë që një tjetër pamje ofronte ana tjetër e autostradës. Në drejtim të kryeqytetit lëviznin shumë herë më pak automjete. Megjithatë kjo vetëm për paraditen pasi në mbrëmje trafiku krijohet prej automjeteve që hyjnë në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›