E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i turistëve që vizitojnë Tiranën

Vetëm gjatë muajve maj deri në muajin korrik në Zyrën e Informacionit Turistik pranë Bashkisë së Tiranës janë paraqitur rreth 1200 turistë, ndërsa gjatë muajit gusht pritet që numri i turistëve të rritet ndjeshëm. Kryesisht turistët që trokasin në këtë zyrë janë të rinj të organizuar në grupe në mënyrë individuale dhe jo me guida turistike, e të cilët duan ti njohin të veçantat e Tiranës por dhe vendeve të tjera në vendin tonë. Numri më i madh i tyre janë nga vendet europiane.
Mes kërkesave për të ditur më shumë për mënyrat e lëvizjes brenda qytetit, dhe drejt qyteteve të tjera, por dhe për të veçantat e vendit tonë dhe veprimtarive artistike, turistët e hauj kanë një interes të vecantë për trashëgiminë kulturore.
Tashmë turistët e huaj që vizitojnë Tiranën , nuk e kanë të vështirë për të marrë informacion lidhur me kryeqytetin dhe pikat e tij turistike, sepse të gjitha këto informacione prej më shumë se një viti i ofron zyra e informimit të turistëve, që ndodhet pranë teatrit Metropol në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›