E Martë, 3 Nëntor 2026

E diela në periferi, kryeqytetasit ia lënë qytetin turistëve, vetë zgjedhin fshatin

Ndërkohë që Tirana vazhdon të jetë destinacioni i preferuar veror për shumë turistë nga Europa dhe bota, të shumtë janë qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë duke u relaksuar në zonat më të lakmuar periferike të kryeqytetit.

Fundjava e sotme është paksa me e veçantë sidomos për më të vegjlit pasi dita e sotme mbyll sezonin veror dhe nis një stinë të re studimesh dhe angazhimesh shkollore.

Kjo periudhë do të jetë jo pak e lehtë edhe për prindërit por edhe gjyshërit të cilët krahas rikthimit në ritmin normal të punëve do tu duhet t’i kujdesen fëmijët në rrugëtimin e tyre që pritet të nisë.

Ka gjithashtu edhe nga ata të cilët, ditën e sotme e shohin si një mundësi për tu zbavitur dhe për tu marrë me sport.

Duket se dielli dhe moti i bukur i ditës se sotme do të jetë, urimi më i ngrohët për fëmijët të cilët tashmë janë bërë gati të ulen në bankat e shkollës.

Gazetar: Omer Saraçi 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›