E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë bashkëpunimin në arsim

Ministri bullgar ne fushën e arsimit zhvilloi një vizitë 3 ditore në Shqipëri ndërsa takoi edhe ministren e Arsimit, Evis Kushin.

Në fokus të takimit ishin diskutime lidhur me bashkëpunimet e mëtejshme mes universiteteve  dhe zhvillimi i mëtejshëm i arsimit ne dy vendet.

Në një intervistë ekskluzive ministri Bullgar foli edhe sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE ndërsa tha se kjo nuk është vetëm çështje politike por Bullgaria e ka mbështetur Shqipërinë në këtë hap të ri kaq të rëndësishëm.

Ministri Cekov ka zhvilluar gjithashtu takime edhe me përfaqësues të  komunitetit bullgar në Shqipëri ndërsa diskutuan mundësinë e hapjes se shkollave ku këta fëmijë mund të mësojnë gjuhën bullgare.   

Gazetare: K.Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›