"E djathta britanike", ose simboli i konservatorizmit përparimtar

Cikli historiko-politik mbi të djathtën europiane
Çfarë përfaqëson dhe cilët janë figurat më të shquara të grupimit politik më të suksesshëm të kohërave moderne në vendin ishullor? Cila është filozofia që e udhëheq dhe kush janë fraksionet më të spikatura ndër vite?
Në Britaninë e Madhe, Partia Konservatore përfaqëson krahun e djathtë të pastër politik mes dy partive më të mëdha që mbulojnë tradicionalisht spektrin politik në vend, pra në opozicion me Partinë Laburiste me pikëpamje të majta, socialiste. Konservatorët aktualisht, siç dihet gjerësisht në opinionin botëror, ndodhen prej vitesh në opozitë, për shkak edhe të suksesit ( në një pjesë të konsiderueshme) personal të Toni Blari-it, ish-kryeministrit karizmatik britanik që i la vendin kreut aktual të qeverisë së Madhërisë së saj, Gordon Broën. Konservatorët, ose siç i njohin dryshe atje me emrin "the Tories", megjithatë kanë vendosur një rekord shumë pozitiv në historinë politike moderne të Britanisë së Madhe , pasi kanë qenë në pushtet më shumë se çdo parti apo grupim tjetër politik. Portofoli historik i kryeministrave konservatorë britanikë, përfshin një listë emrash të nderuar si Lordi North, William Pitt ( i Riu) apo Spencer Perceval, por edhe Duka i Wellington-it, Sir Robert Peel, i famshmi Benjamin Disraeli, apo pasardhësi i tij, Arthur Balfour; dhe sigurisht se më i njohuri ndër ta mbetet Sir Winston Churchill, pasuar nga Harold Macmillan. Por në fund, lista mbyllet me një emër po aq të madh që ia pasuron vlerat jo vetëm Partisë së saj, por sigurisht gjithë Mbretërisë në kohët moderne. Ajo vijon dhe do të mbetet në kujtesë si "Zonja e Hekurt", përveç faktit se ishte gjithashtu edhe e para në këtë funksion në një vend të traditave konservatore mashkullore. Bëhet fjalë padyshim për Margaret Thatcher. Epoka e saj lidhet pashmangshmërisht me nisjen e një ere të re, të përshkruar nga rritja ekonomike me ritme të larta dhe modernizimi i vendit. Para se të vinin në pushtet të majtët laburistë, atë e pasoi në postin e kryeministrit, John Major. Aktualisht, Partia Konservatore udhëhiqet nga David Cameron. Ai është qysh prej 6 dhjetorit të vitit 2005, edhe kryetari i 26 në radhë i partisë dhe njëkohëissht, lideri i opozitës.
* *
"One Nation Conservatism" ose në shqip: "Konservatorizmi një komb" ishte dhe ideologjia dominante në shekullin e 20 - derisa në pushtet u ngjit "Zonja e hekurt" që solli në dritë Thatcherism-in në vitet '70 – duke përfshirë në këtë epokë figura si Stanley Baldwin, Harold Macmillan apo Edward Heath. Emri i ideologjisë vetë vjen nga një frazë e famshme e Benjamin Disraeli-t. Baza e "One Nation Conservatism" është një besim në kohezionin social, dhe mbështet institucionet sociale që tentojnë harmoninë mes grupimeve të ndryshme të interesave, klasave dhe—më vonë—edhe racave e religjioneve të ndryshme. Disa anëtarë të këtij fraksioni janë mbështetës të Bashkimit Europian, e që me shumë gjasa mbështesin po këtë princip në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, megjithëse ka të tjerë që shprehen si euroskeptikë të fortë ( siç është edhe rasti i Sir Peter Tapsell). Përkrahës të kësaj rryme të moçme në radhët e konservatorëve sot përshijnë emra si Kenneth Clarke, Malcolm Rifkind dhe Damian Green; ata janë shpesh të lidhur me atë që njihet si " Tory Reform Group" dhe me "Bow Group". Konservatorët e devizës "One Nation Conservatives" shpesh nxjerrin në pah idetë e Edmund Burke mbi shoqërinë civile , duke i trajtuar ata si ("little platoons") pra si themeluesit e shoqërisë, si dhe opozitës së tij të fortë ndaj politikave radikale të të gjitha krahëve.
* *
Tradita e dytë më e rëndësishme në Partinë Konservatore britanike është njehsimi me normat e tregut të lirë, apo siç njihen ndryshme përkrahësit e saj si "Theçeristët". Liberalët ekonomikë arritën dominancën si fraksion brenda partisë së tyre, pas zgjedhjes së Margaret Thatcher si kryetare e partisë në fjalë, në vitin 1975. Synimi I tyre politik ishte reduktimi i rolit të qeverisë në ekonomi, dhe në fund të mandatit të saj, ata mbështesnin shkurtimin e taksimit të drejtpërdrejtë, privatizimin e sektorëve publikë, fundin e industrisë së kombëtarizuar, si dhe një reduktim të fondeve e spektrit të përfituesve të asistencës sociale. Megjithëse Thatcher vetë ishte një konservatore sociale dhe një metodiste praktikante, mbështetësit e saj përqafonin një sërë opinionesh sociale me kahje libertariane që varionin që nga ato të Michael Portillo dhe David Davis, deri tek ato të konservatorëve tradicionalistë, të përfaqësuar nga William Hague. Siç e theksuam, shumë prej tyre janë euroskeptikë, qëkurse ata i konceptojnë shumicën e rregullave e urdhëresave nga Brukseli, si ndërhyrje në rregullat e tregut të lirë apo më keq akoma; si një kërcënim për sovranitetin e Britanisë së Madhe. Eurofilë, apo përkrahës të idesë paneuropiane tashmë gjen rrallë në radhët e atyre që njihen si "Theçeristët", siç është edhe Leon Brittan. Shumica e tyre e merr frymëzimin nga fjalimi i zonjës Thatcher në Bruges (Bryzh/Belgjikë) në vitin 1988, ku ajo deklaroi se "ne nuk i kemi përballuar akoma me sukses sfidat që paraqesin kufinjtë shtetërorë në Britani, që t'i shohim ato të na shfaqen në një nivel europian tashmë". Theçeristët gjithashtu tentojnë të jenë Atlanticistë, duke iu referuar kohërave të miqësisë shumë të ngushtë mes Thatcher-it dhe ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan. Thatcher vetë është shprehur se në aspektin e filozofisë politike që përfaqëson, ajo është inspiruar nga mësimet e Burke dhe të Friedrich Hayek , të cilët i bëjnë një avokati të admirueshme politikave ekonomike liberale. Grupet e lidhura me këtë traditë përfshijnë "No Turning Back Group" dhe "Conservative Ëay Forëard".
*
"The Cornerstone Group" ( apo ndryshe, trekendëshi: Besimi, Flamuri dhe Familja), është dhe fraksioni i tretë brenda Partisë Konservatore. Emri i fraksionit në fjalë rrjedh ngaqë mbështetësit e tij ishin për mbajtjen më këmbë të tri shtyllave bazë të shoqërisë angleze: Kishës anglikane, shtetit unitarist britanik dhe familjes. Ata theksojnë pra vlerat e trashëgimisë anglikane, i bëjnë opozitë çdo transferte të pushtetit jashtë Britanisë së Madhe— si tek kombet e shtetet e tjera, ashtu edhe tek Brukseli dmth Bashkimi Europian— dhe kërkojnë kësisoj të luajë një rol më të madh edhe familja, të cilën e cilësojnë si të shenjtë për të riparuar strukturën e thyer të shoqërisë britanike. Shumë prej tyre i bëjnë opozitë kuotave të larta të imigracionit që haset në Britani, dhe disa anëtarë të saj kënë hedhur në të shkuarën edhe mendime kontradiktore rreth racave e etnive në vend. Deputetë të njohur të këtij fraksioni brenda së djathtës apo konservatorëve britanikë, përfshijnë emra si Nadine Dorries, Andrew Rosindell, Ann Widdecombe dhe Edward Leigh, ku dy të fundit janë me besim katolik roman. Filozofi konservator anglez, Roger Scruton, është një nga përfaqësuesit e krahut intelektual të "Cornerstone group": shkrimet e pikëpamjet e tij prekin rrallë tema ekonomike , duke tentuar më shumë të fokusohen në çështjet perspective të politikës konservatore në sfera si ajo sociale, kulturore apo morale.
"Zonja e Hekurt", Margaret Thatcher
Margaret Hilda Roberts lindi më 13 tetor 1925 in Grantham, Angli. Si kryeministre e parë grua në Britaninë eMadhe , ajo ishte vendimmarrësja kryesore e politikës në vendin e mbretërorëve në vitet 1979-1990. Por ajo kishte spikatur edhe si udhëheqëse e opozitës në rolin e kryetares së Partisë Konservatore në vitet e fundit para së vinte në pushtet, me zellin e energjinë e saj, duke u shquar sidomos në çështjet e politikës së brendshme. Margaret Thatcher do të mbahet mend nga britanikët, ndër të tjera, edhe për ndërhyrjen e saj energjike në konfliktin për Ishujt Falkland me Argjentinën në vitin 1982, duke ndezur një valë admirimi me ngjyra patriotike, gjë e cila i dha më pas asaj edhe emrin "Zonja e Hekurt". Politika e inicuar prej saj, me pikëpamje liberale për ekonominë, njihet gjerësisht si ideologji politike praktike me emrin "Theçerizëm". Thatcher shquhej si një politikane këmbëngulëse në politikat reduktuese sociale e ekonomike , që luftojnë inflacionin dhe synojnë shkurtimin e masës së përfituesve për shtresat sociale, për të mbajtur nën kontroll e shtuar të ardhurat në buxhet. Megjithë grevat e shumta të inicuara nga laburistët dhe sindikatat me kahje të majtë, ajo ia doli mbanë të qëndronte në post për disa mandate rresht.
Kryetari aktual
Aktualisht, Partia Konservatore udhëhiqet nga David Cameron. Ai është qysh prej 6 dhjetorit të vitit 2005, edhe kryetari i 26 në radhë i partisë dhe njëkohëissht, lideri i opozitës.
Legjenda
Portofoli historik i kryeministrave konservatorë britanikë, përfshin një listë emrash të nderuar si Lordi North, William Pitt ( i Riu) apo Spencer Perceval, por edhe Duka i Wellington-it, Sir Robert Peel, i famshmi Benjamin Disraeli, apo pasardhësi i tij, Arthur Balfour; dhe sigurisht se më i njohuri ndër ta mbetet Sir Winston Churchill, i cili prej dekadash ka marrw vlerën e legjendws politike me përmasa botërore
...