Rama-Veliaj, mishërimi i karrierës politike “një ide-një krevat”
Dëshmi e një zonje, politikane kryesore në Partinë Socialiste, e cila flet për kujtimet e një nate të kaluar në Denver të SHBA-së, me kryetarin Edi Rama si dhe mysafirin e “G 99”, Erion Veliaj
Edvin Rama nuk e pati fatin të merrte pjesë në ceremonitë për inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Barack Obama, dhe s’mundi as të tregonte se pse i ndodhi ky “sakrilegj”. Megjithatë, në qarqet e specializuara për këto punë, vëmendja është rikthyer nga Konventa e Denverit, atje ku Edi Rama ishte së bashku me Erion Velinë dhe një delegacion tjetër partiak i socialistëve të vjetër shqiptar, në zyrtarizimin e kandidaturës së senatorit Obama për në Shtëpinë e Bardhë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj u shfaqën gjatë gjithë kohës së udhëtimit si përfaqësuesit e vërtetë të së resë shqiptare, dhe përpjekjet e të tjerëve për t’u faktorizuar disi në delegacion, veç sa u fashitën në eter. Teza të ndryshme moraliste për familjen, planifikimin familjar, organizimin politik e shoqëror, barazinë gjinore e lirinë seksuale ishin si dy pika uji në frazat e Edi Ramës dhe në ato të Erion Velisë.
Këto kujton një zonjë, partiake e lartë në PS, e cila ditët e udhëtimit për në Konventën e Denverit, i klasifikon si më të vështirat e karrierës së saj politike.
Burime jozyrtare për gazetën “55” raportuan për vështirësitë që partiakja e lartë socialiste pati gjatë udhëtimit, por më tepër, gjatë netëve kur asaj iu desh të ndante banesë me anëtarët e tjerë të delegacionit. Edi Rama dhe Erion Veliaj e privatizuan krejtësisht përfaqësimin politik të socialistëve, thotë partiakja e lartë socialiste në dëshminë e vet, e cila dëshiron që për etikë të mos citohet me emër, dhe kudo shfaqnin të njëjtat ide, për çfarëdolloj teme bisede që hapej, saqë më në fund ky konformitet s’përbënte më problem, pasi e kuptuam se gjatë gjithë rrugës ata do t’ia mbështesnin njëri-tjetrit, produktin politik.
Pjesa më e vështirë e vizitës ishte mbrëmja, kur partiakes së lartë, të keqmësuar me këto prirjet moderne, do t’i duhej të ndante të njëjtin apartament-suitë, që mikpritësit amerikanë kishin rezervuar për mysafirët e tyre nga Shqipëria. Suita kishte vetëm një krevat dopio e pjesët e tjera të saj ishin hartuar me mobilje në formë divanesh, te të cilat mund të flije, sipas praktikës së Shqipërisë komuniste, por që s’mund të ishin assesi me komoditetin që kërkonin kohët moderne. E përderisa komoditeti ishte shndërruar në një simbolikë të Edi Ramës e Erion Velisë (të paktën kështu u proklamua gjatë gjithë udhëtimit me avion), edhe komoditetin e fjetjes në krevatin dopio, e patën ata të dy, duke e degdisur partiaken e shkretë, një relike që vinte nga komunizmi, në divanin e paradhomës. Hallall degradimi te divani, por tortura më e madhe e partiakes ishin mendimet që i erdhën gjatë netëve të vështira. Ato endeshin vazhdimisht drejt karrierës politike, që në Partinë Socialiste tashmë po shtrohej sipas parimit “një ide - një krevat”.