E Diel, 1 Nëntor 2026

E djathta dhe e majta ime, ka qenë gjithmonë Shqipëria

Si dje edhe sot, edhe nesër e gjithë jetën time, e majta dhe e djathta ime është Shqipëria dhe jo parti e politikane që për karrigen e tyre, për privilegjet e klanet e tyre abuzojne majtas a djathtas, para e mbrapa, jane gati t’ia fusin edhe flaken sic ia futen jo vetem Malësisë së Gjakovës, por krejt atdheut tone të dashur, siç vepruan në katrahurën 1997 dhe në grusht shtetin e forte të 14 shtatorit 1998, në kulmin e masakrave serbe në Kosove, duke e kthyer Shqipërinë e pasur e të begate në një çiflig të tyrin, në një lope që vetem e mjelin!

Jane mbi 160 tropojane dhe mbi rreth 10 000 shqiptare që e paguan me jeten e gjakun e tyre këtë zjarrvënie që kurrë nuk do të shuhet derisa të thote verdiktin e saj drejtësia dhe hetimi i paanshëm për shkaktaret e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›