E djathta, llogaritë për Kuvendin e ri
Genc Pollo, edhe pse po e shkrin partinë me PD-në, shpreh ambicien e tij për 4-5 deputetë. “Mendoj se mund të jetë e sigurt kjo shifër. Formula e Sem Lakut lë hapësirë për këtë, por logjika bazë politike ndoshta do të mungonte”, - thotë ai. Por republikanët pretendojnë shumë më tepër nisur dhe nga fakti se ata janë partia e tretë më e votuar në zgjedhjet e kaluara të 2005-s. Fatmir Mediu është më shumë kërkues dhe synon 6 për qind të votave dhe 7 deputetë në Kuvendin e ri
Valentina Madani
PD-së, partisë në pushtet, i duhet të përballet me kërkesat e aleatëve, të cilat priten të shtohen me afrimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. E djathta ka nisur llogaritë për Parlamentin e ri, se kush nga partitë do të përfitojë sa më shumë karrige në Kuvend. Republikanët e Fatmir Mediut kërkojnë 7 deputetë, reformatorët e Genc Pollos, ndoshta dhe 5 mandate, edhe Arian Starova ka llogaritë veçmas tyre, ashtu si dhe demokristianët apo legalistët që pritet të bëjnë aleancë me PD-në në 2009-n. Gjithsesi, demokratët janë të hapur të diskutojnë me aleatët për bashkim, federatë apo konfederatë. Por Kodi i ri Elektoral duket se anon nga koalicionet e përbëra. Gjithsesi, nënkryetari demokrat, Astrit Patozi, ka bërë të ditur se “PD-ja është e hapur për çdo formë bashkëpunimi me aleatët, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare”. Por ende nuk ka një qëndrim të saj se si do të përfaqësohet në zgjedhjet e reja parlamentare. Flitet për krijimin e një koalicioni të përbërë, ashtu siç e dikton dhe Kodi i ri Elektoral. Por do të jetë tryeza e mazhorancës ajo që duhet të zyrtarizojë një aleancë të tillë. Vetë PD-ja, partia në pushtet, është shprehur e hapur për të gjitha opsionet, gjë të cilën e kanë shprehur qartë drejtuesit kryesor të PD-së. Megjithatë, kohët e fundit janë hedhur ide të ndryshme për mënyrën se si duhet të paraqitet e djathta në zgjedhjet e reja të përgjithshme të 2009-s. Fillimisht republikanët vlerësuan idenë e krijimit të një federate të djathtë, gjë të cilën ia propozuar edhe PD-së. Por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Ata dolën hapur kundër fraksionizmit të së djathtës, duke insistuar që një ndarje e tillë duhet të marrë fund nëpërmjet një organizimi të ri, që në asnjë rast nuk do të thotë shkrirje të partive të djathta në një parti të vetme. Por PD-ja është në proces e sipër për bashkimin me PDR-në e Genc Pollos. Madje, ky i fundit nuk i fsheh ambiciet elektorale të partisë që drejton. “Në zgjedhjet e ardhshme mund të fusim ndoshta jo 6 deputetë, por ndoshta 4-5 deputetë. Mendoj se mund të jetë e sigurt kjo shifër. Këtë llogari e bëjnë partitë e tjera të koalicionit. Formula e Sem Lakut lë hapësirë për këtë, por logjika bazë politike ndoshta do të mungonte”. Por republikanët pretendojnë shumë më tepër nisur dhe nga fakti se ata janë partia e tretë më e votuar në zgjedhjet e kaluara të 2005-s. Fatmir Mediu dhe Arian Madhi janë shumë më kërkues nga partia e tyre, të cilët synojnë 6 për qind të votave dhe 7 deputetë në Kuvendin e ri. Mediu i mëshon fort idesë që vota e shqiptarëve duhet të përcaktojë peshën e çdo subjekti politik në zgjedhjet e reja parlamentare.
Kurse z. Madhi, sqaron se PR-ja do të bëjë koalicion me PD-në dhe aleatët. “Kjo do të jetë taktika elektorale e së djathtës në 2009-n në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor. Ne si PR synojmë të marrim 6 për qind të votave, pra 7 deputetë në Parlamentin e ri”, - u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PR-së. Por mbetet për t’u parë përfshirja e partive të tjera në aleancën e djathtë në prag të zgjedhjeve të reja, si ajo e PLL-së së Eqerem Spahisë apo PAD-ja e Neritan Cekës, çka do të thotë kërkesa të tjera në adresë të PD-së, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Patozi: PD, e hapur për çdo formë bashkëpunimi
“Partia Demokratike pranon çdo lloj bashkëpunimi me aleatët, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Jemi të hapur për diskutim me të gjitha partitë e djathta. Do të ketë diskutime për mënyrën e përfaqësimit të së djathtës në zgjedhjet e reja, si shkrirje të disa partive, ashtu dhe zgjerim të koalicionit. Të gjitha partive të koalicionit u intereson një tjetër mandat qeverisës dhe për këtë do të punojmë bashkërisht me aleatët tanë. Ne si parti kryesore e mazhorancës kemi frymën e bashkëpunimit”.
Mediu: 2009-a do peshojë secilën parti
“Vota e shqiptarëve duhet të përcaktojë peshën e çdo subjekti politik në zgjedhjet e reja parlamentare. Është i domosdoshëm rivlerësimi i koalicionit të forcave të djathta politike. Partitë e koalicionit qeverisës duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale, kam parasysh këtu jo vetëm atë qeverisës në të gjitha nivelet, por edhe bashkëpunimin elektoral dhe ndërtimin e një koalicioni ku vota e shqiptarëve të përcaktojë peshën e çdo subjekti. Ka qenë Partia Republikane subjekti politik që ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë unifikimin e të gjithë spektrit të djathtë të jetës politike shqiptare, me qëllim fitoren e një tjetër mandati në 2009-n. Ne si PR po programojmë punën në funksion të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm për organizimin elektoral në çdo qendër votimi të çdo qyteti dhe komune në mbarë vendin.
Pollo: Në 2009-n duam 5 deputetë
“Në zgjedhjet e ardhshme, PDR mund të fusë ndoshta jo 6 deputetë, por ndoshta 4-5 deputetë. Mendoj se mund të jetë e sigurt kjo shifër. Këtë llogari e bëjnë partitë e tjera të komisionit. Formula e Sem Lakut lë hapësirë për këtë, por logjika bazë politike ndoshta do të mungonte. Megjithatë, ne jemi në proces shkrirje me PD-në dhe deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të ketë diskutime të shumta deri atëherë. I tërë procesi i bashkimit mes dy partive të djathta do të konsiderohet i kompletuar në tremujorin e parë të 2009-s me mbylljen e fushatës zgjedhore brenda partisë”.
Madhi: Synojmë 7 mandate në Parlamentin e ri
“PR-ja do të bëjë koalicion me PD-në dhe aleatët. Kjo do të jetë taktika elektorale e së djathtës në 2009, në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor. Ne si PR, synojmë të marrim 6 për qind të votave, pra 7 deputetë në Parlamentin e ri. Votimi do të jetë i veçantë si subjekt politik. Kurse listat për kandidatët do të dorëzohen pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 45 ditë para zgjedhjeve dhe fituesit do të dalin në bazë të llogaritjeve të votave që merr secila parti. Në zgjedhjet e kaluara të 2005-s, PR-ja rezultoi partia e tretë si më e votuara në vend. Synojmë që edhe në 2009 të konkurrojmë denjësisht, për sa më shumë vende në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Pavarësisht se sistemi i ri zgjedhor penalizon disi partitë e vogla, PR nuk ndihet e rrezikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.