Çfarë parashikon Kodi i ri elektoral
Plot 5 muaj i janë dashur Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, për të mbyllur çështjen e kodit të ri Zgjedhor, të cilin ia përcolli për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Mbledhja e fundit e komisionit miratoi dhe dy kapitujt e fundit të Kodit të ri, që kanë të bëjnë me sanksionet dhe dispozitat kalimtare, duke përfunduar kështu të gjithë projektin integral, nga neni 1 deri tek neni 183. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor u diktua nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, por dhe si nevojë për të shmangur problematikat e proceseve të mëparshme zgjedhore, në kuadër të përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme. Risia kryesore e tij mbetet ndryshimi i sistemit, nga sistem maxhoritar në proporcional rajonal. Tjetër moment i këtij dokumenti është thjeshtëzimi i administrimit të procesit zgjedhor, si dhe numërimi i votave. Ky i fundit, sipas rregullimit ligjor të bërë në Kod, siguron një transparencë të gjerë, për shkak të futjes së teknologjisë në procesin e numërimit. Kapitulli më i rëndësishëm, që solli dhe reagime nga partitë e vogla parlamentare, është ai që flet për përbërjen e komisioneve zgjedhore në të tre nivelet. Sipas Kodit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV) dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) do të kenë nga shtatë anëtarë, ku natyrisht do të ruhet balancimi i detyruar politik.
- KQZ ka 7 anëtarë, të cilët do të zgjidhen me një mandat kohorë prej 4 vjetësh.
- KQZ formatohet sipas formulës 2 anëtarë PD, 2 anëtarë PS, 1 anëtar nga forcat e vogla të spektrit të djathtë, 1 anëtar nga forcat e vogla të spektrit të majtë. Kryetari do t'i përkasë maxhorancës, ndërsa nënkryetari partisë kryesore të opozitës.
- KZAZ ka 7 anëtarë, që do të zgjidhen sipas formulës 2 nga PD, 2 nga PS, 1 nga partia e dytë e spektrit të djathtë dhe 1 nga partia e dytë e spektrit të majtë. Kryetari zgjidhet me short mes PD-së dhe PS-së.
- KQV ka 7 anëtarë që do të zgjidhen sipas formulës 2 nga PD, 2 nga PS, 1 nga partia e dytë e spektrit të djathtë dhe 1 nga partia e dytë e spektrit të majtë. Kryetari zgjidhet me short mes PD-së dhe PS-së.
- Ankimimi, një tjetër moment i Kodit, është një proces që do të kryhet përsëri në dy nivele, në atë administrativ (KQZ) dhe atë gjyqësor (Kolegji Zgjedhor)
- Sanksionet, neni 167 i Kodit përcakton që për të gjithë ata që do të shkelin dispozitat ligjore, parashikohen masa të forta administrative, duke filluar nga gjobat e rënda në lekë e deri tek heqja e lirisë.
- Financimi i fushatës në Kod parashikon ashpërsim dhe masa penalizuese ndaj të gjitha rasteve të shkeljeve nga subjektet apo kandidatët në zgjedhje. Shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore do të ndëshkohet me gjobë, nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Për herë të parë parashikohen dhe gjoba për rastet e thyerjes së heshtjes elektorale, jo vetëm për subjektet zgjedhore, por edhe për median e shkruar e vizive që e transmeton atë.