Kapet me 295 gram heroinë, pranga 36-vjeçarit

Foto Arkiv
Vlorë, 15 Nëntor, 11:55, NOA - Kapet me 65 doza heroine, vihet në pranga një 36-vjeçar. Arrestimi i Aleksandër Kacajt, është bërë nga Policia e Vlorës. Burime zyrtare nga kjo drejtori, thanë për agjencinë NOA se, 36-vjeçari gjatë një operacioni policie të koduar Tregu i vetmuar.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë Aleksandër Kacaj, 36 vjeç me banim në qytetin e Vlorës, në lagjen Rilindja, thanë burimet e policisë. Arrestimi i tij është bërë për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një sasi 293 gram drogë e llojit heroinë. Gjithë sasia ishte e ndarë në 65 doza.
Pas gjetjes së kësaj sasie droge policia ka bërë shoqërimin dhe më pas ndalimin e 36-vjecarit. Sipas policisë e gjithë sasia ka qenë për tu shpërndarë në tregun e brendshëm në qytetin e Vlorës.
Për këtë person kishin nisur survejimit që më parë, për të ndërhyrë në momentin e duhur për kontrollin në banesën e tij. Sipas burimeve për identifikimin e personit shpërndarës, janë infiltruar edhe agjentët. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Vlorë për hetime të mëtejshme.
Kacaj akuzohet për veprën penale të prodhimit shitjes dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit, heroinë. Po kështu vijojnë hetimet edhe për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rrjet shpërndarës.
h.o/NOA