E djathta ndahet më katër
12/03/2009 Në prag të hapjes së fushatës elektorale në spektrin e djathtë politik formatizohen koalicionet
Kodi Zgjedhor në varësi edhe me sistemin e ri proporcional-rajonal detyron aleancat
Partitë e shumta të spektrit të djathtë dhe atij të qendrës të djathtë të politikës shqiptare kanë nisur të grupohen në koalicione të veçanta. Tani që ka mbetur pak më shumë se dy muaj nga hapja e fushatës zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, e djathta shqiptare po konfigurohet në katër koalicione të veçanta. Disa prej tyre kanë qëllim përfaqësimin në Kuvend, ndërsa të tjerat fitoren e zgjedhjeve, siç është rasti i Partisë Demokratike me aleatët e saj aktuale në bashkëqeverisjen e vendit. Koalicioni i parë zgjedhor është ai që do të drejtohet nga PD-ja, ku do të rreshtohen aleatët aktualë, si Partia Republikane, Bashkimi liberaldemokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane e drejtuar nga Anton Gurakuqi, Aleanca Demokratike, Agraro-Ambientaliste. Ndërsa koalicioni i dytë do të jetë “Poli i lirisë”, i përbërë nga PDK-ja e Nard Ndokës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehit. Koalicioni i tretë që pritet të formohet do të jetë ai i polit “Ligj dhe drejtësi”, që do të ketë si kryesues partinë me të njëjtin emër të Spartak Ngjelës. Ndërkohë aleanca e katërt që do të dalë nga forcat e djathta shqiptare përbëhet nga parti politike që deri më tani nuk kanë gëzuar ndonjëherë fatin e përfaqësimit në Parlamentin shqiptar. Mësohet se ky koalicion do të quhet “E djathta e bashkuar”. Angazhimi i partive politike në koalicione, përmes të cilave do të përfshihen në garën elektorale të 28 qershorit vjen për shkak të detyrimit nga Kodi i ri Zgjedhor, i miratuar me shumicë të cilësuar votash në Parlament. Të majtë e të djathtë gjetën konsensusin për të votuar ligjin e ri zgjedhor, i cili erdhi edhe për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor, nga mazhoritar i përzier me proporcional, në proporcional-rajonal. Kodi Zgjedhor detyron partitë politike të bëhen pjesë e koalicioneve. Në kapitullin që flet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore, sanksionohet numri i mbështetësve të partive politike dhe koalicioneve, kur ato dëshirojnë të bëhen pjesë e përballjes zgjedhore. Duke marrë parasysh detyrimin e paarritshëm për ndonjë parti politike, nisën kontaktet për krijimin e koalicioneve zgjedhore. Përmes tyre do të ishte më e lehtë dalja në zgjedhje.
“Poli i lirisë”
Koalicioni “Poli i lirisë” do të përbëhet nga dy parti politike: Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit. Me krijimin e këtij koalicioni u mendua se do të përfshihej edhe partia e Spartak Ngjelës, “Ligj dhe drejtësi”. Por pas nisjes së kontakteve mes krerëve të këtyre tri partive u vu re një ndarje. Madje, ishte Ngjela ai që hoqi dorë nga pjesëmarrja në këtë aleancë politike.
Poli “Ligj dhe drejtësi”
Koalicioni i tjetër, jashtë aleancës së madhe të drejtuar nga Partia Demokratike, është ai që do të drejtohet nga Partia “Ligj dhe drejtësi”, me kryetar Spakrak Ngjelën. Kjo aleancë do të përfshijë forca të tjera të djathta dhe të qendrës së djathtë. PLD-ja do të jetë një forcë politike e orientuar drejt qendrës së djathtë të politikës shqiptare. Objektivat janë çështjet ekonomiko-financiare, të drejtësisë, të pronës dhe dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve.
E djathta e bashkuar
Koalicioni i fundit që del nga spektri i djathtë i politikës shqiptare përbëhet nga forca politike të cilat deri tani nuk kanë pasur ndonjëherë përfaqësim në Parlament që nga fillimi i pluralizmit në Shqipëri. Partia Konservatore, partia “Forca Albania”, partia “Aleanca nacionale”, Partia e të Drejtave të Mohuara, partia “Bashkësia kombëtare”, partia “Reformat demokratike” do të jenë forcat politike që do të formojnë koalicionin e katërt.