Gërdeci, Leskaj: Të zbardhet e vërteta

Opozita kërkon që prokuroria të zbardh sa më shpejt të vërtetën e tragjedisë së Gërdecit. Kështu është shprehur Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj në seancën plenare. Sipas saj tragjedia e Gërdecit u shkaktua nga pabesia e njerëzve të veshur me pushtet, nga ata njerëz që erdhën në pushtet me qeverisje në emër të korrupsionit. Kryeministri Berisha nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë publike për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona.Prokuroria duhe të vërtetojë implikimin e Berishës dhe të familjarëve të tij në këtë tragjedi u shpreh Leskaj. Leskaj gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në manifestimin e opozitës në 15 mars në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit.