“Masakra e Qafë-Gjashtës”, sherr e sharje në gjyq
12/03/2009 Ish-anëtari i bandës së Zan Çaushit tregon personat që kishte parë, po vrisnin policin
TIRANË- Nis me debate dhe revokime të ashpra mes të pandehurve, gjyqtarëve dhe dëshmitarëve, procesi gjyqësor kundër të pandehurve të grupit të Qafë-Gjashtës. Dy të pandehur revoltohen dhe ofendojnë dëshmitarin Myzafer Elezi, i cili ka qenë inspektor i Antiterrorit, teksa një ish-anëtar i bandës së Zan Çaushit u shpreh se kishte parë me armë Eduard Çipën. Sipas dy të pandehurve, Myzafer Elezi, që ka mbajtur postin e inspektorit të Antiterrorit gjatë viteve ‘99, ka ushtruar dhunë gjatë marrjes në pyetje të njërit prej dëshmitarëve, pikërisht ndaj Vladimir (Flamur) Këndezit. Dy të pandehurit janë nxjerrë nga salla pas fjalorit banal të tyre. Në vazhdim të seancës, Elezi ka dëshmuar se në vitin ‘99 mbante postin e inspektorit të Antiterrorit të Vlorës dhe se i ishte ngarkuar detyra për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Ai deklaroi se në vitin ‘99 ka shkuar në Sarandë, së bashku me eprorin e tij, Edmond Kule, dhe me dy persona të tjerë, për të marrë deklarime në lidhje më këtë ngjarje. Ata kanë marrë në pyetje të pandehurin Vladimir (Flamur) Këndezin, i cili në atë kohë nuk ishte i arrestuar. Gjatë deklarimeve të bëra nga ana e tij, Këndezi kishte deklaruar se kishte qenë pjesë e kësaj ngjarjeje dhe se ishte i armatosur me automatik bashkë me personat e tjerë. Këndezi kishte përmendur se bashkë me të kishin qenë Vladimir e Nestor Sinani, Eduart Çipa, Ristan Labi, Agron Qurku, një person që ai e quante “Bubeqi” si dhe disa persona të tjerë. Dëshmitari Elezi deklaroi se menjëherë pas deklarimeve, Këndezi ishte arrestuar për këtë ngjarje. Ka qenë pikërisht ky momenti në të cilin vëllezërit Sinani janë revoltuar ndaj dëshmitarit duke e ofenduar atë rëndë, por Elezi deklaroi se mbi të pandehurin Këndezi nuk ishte ushtruar asnjë lloj dhune dhe se personi ka qenë i kthjellët gjanë marrjes së deklarimeve.
Dëshmia e Gërdhuqit
Një tjetër dëshmitar i këtij procesi ka qenë dhe Robert Gërdhuqi (ish-anëtar i bandës së Çoles me në krye Zani Çaushin), i cili ka ardhur me pranga në sallën e gjyqit, pasi është i dënuar ndërkohë për një vrasje. Gërdhuqi deklaroi se kishte marrë vesh nga persona të tjerë se në vendin e quajtur “Qafa e Gjashtës” kishin ardhur disa të SHIK-ut. Ai vazhdoi dëshminë e tij duke deklaruar se atë ditë ka vajtur me motor në fshatin Metaq dhe se tek lapidari në “Qafë Gjashtë”, ka parë shumë njerëz të mbledhur dhe një kamion të djegur. Aty ai kishte arritur të shihte Eduart Çipën, Edmond Seikon dhe Miço Golemin të armatosur. Ndërkohë që nga ana e prokurorit u kundërshtua kjo thënie, pasi sipas deklarimeve të para ai ishte shprehur se: “Kam parë në “Qafë Gjashtë” shumë njerëz të mbledhur aty dhe një njeri të lidhur pas një peme. Ata kishin ardhur nga Vlora dhe kishin marrë peng Fatos Mahmutajn dhe Armando Hysin. Në mes të asaj turme pash dy makina që po digjeshin”.
Mohimi i vrasjes, fajtor nga dëshmia e mikut
Eduard Çipa mori nga gjykata masën e sigurimit “arrest me burg”. Spiro Kasa avokati që mbron Eduard Çipën tha se ndalimi i klientit të tij është bërë në mënyrë të paligjshme. Sipas avokatit, nuk ekziston asnjë dyshim apo provë në dosje që ta implikojë të pandehurin në këtë vepër penale. Në këto kushte nuk mund të bëhet ndalimi i personave dhe të merren në përgjegjësi penale. Ndërkohë Çipa ka pranuar që ka qenë i pranishëm atë ditë në vendngjarje, por nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Gjergj Mehmetit. Ndërkaq, në rrëfimet e tij Vladimir Sinani, një prej miqve të Çipës ka deklaruar se “Unë u afrova te personi që ishte i plagosur dhe i thashë “çohu”. Ai më tha “nuk çohem dot”. Në këto momente vijnë menjëherë dy persona të quajtur Edi Çipa dhe Kacole nga Çuka emrin e saktë nuk ia di. Edi më tha hapu andej, largohu. Më pas Edi Çipa qëlloi në drejtim të tij me automatik një karikator e më pas u larguam.