E Shtunë, 31 Tetor 2026

E djathta në Zvicër kërkon dëbimin e ujqve!

Josef Kuntz, anëtar i partisë së djathtë në Zvicër, Partia Popullore Zvicerane (SVP), ka theksuar se dëshiron dëbimin e ujqve nga vendi i tij dhe transferimin e tyre në Bullgari dhe Rumani, ka njoftuar dje e përditshmja bullgare Dnevnik.

Kunz tha për mediet zvicerane se dërgimi i ujqve në Bullgari dhe Rumani është i arsyeshëm, pasi që në Zvicër nuk ka hapësirë për ujqit dhe shtoi se në Bullgari dhe Rumani, ujqit do të përballen me armikun e tyre të natyrshëm, ariun.

Propozimi alternativ, për dëbimin e ujqve në Itali është refuzuar nga Kunz dhe partia e tij, me arsyetimin se nëse ujqit dërgohen në Itali, ata do të ktheheshin sërish në Zvicër.

Ndërmjet tokave bujqësore dhe qendrave urbane, thjeshtë nuk ka mbetur hapësirë për ujqit në këtë shtet-për këtë arsye, ujqit nuk kanë të drejtë të jetojnë këtu, u citua Kunz.

Propozimi për dërgimin e ujqve në Ballkan është bërë në momentin kur është nxehur debati në Zvicër, në lidhje me statusin e ujqve në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›