BE-ja zgjedh presidentin më 19 nëntor?

Presidenti i parë i BE-së do të zgjidhet më 19 nëntor dhe pothuajse me siguri se ai do të jetë një ish apo kryesues aktual i një qeverie, deklaroi kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeldt.
Në intervistën dhënë gazetës Financial Times, Reinfeldt, i cili po e kryeson procesin për emërimin e presidentit, zbuloi se vendimi do të merret të enjten e ardhshme, gjatë takimit të presidentëve dhe të kryeministrave të 27 shteteve anëtare të BE-së, i cili do të zhvillohet në Bruksel.
Presidenca është një prej dy funksioneve të reja të larta të unionit, të cilat BE-ja i ka krijuar, për të ushtruar në mënyrë më efektive ndikimin e vet në arenën ndërkombëtare dhe për të përmirësuar procedurat politike. Funksioni tjetër është ai i përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, i cili do të ketë kompetenca të shtuara.
Zyrtarët qeveritarë në kryeqytetet e BE-së kanë theksuar se gara për këto dy funksione mbetet e hapur, por si kandidat i fuqishëm për funksionin e presidencës mbetet kryeministri i Belgjikës, Herman Von Rompuy, i cili ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të mbuluar këtë funksion.
Reinfeldt, shteti i të cilit është kryesues i radhës i BE-së, theksoi se ai do të intensifikojë këtë javë konsultimet me udhëheqësit e BE-së.
Deri me tani, nuk e kam pyetur askënd se a dëshiron të jetë kandidat apo jo dhe nuk do ta bëjë këtë, përderisa të mos kemi një shumicë të qartë, e cila do të mbështetë kandidaturën e ndonjë kandidati të caktuar. Kemi një situatë të tendosur, me kryeministra dhe individë tjerë, të cilët tashmë ushtrojnë funksione. Unë duhet të jem i sigurt, para se të pyes ata se a dëshirojnë të jenë kandidat, tha Reinfeldt.
Megjithatë, ai bëri të qartë se kandidati që do të emërohet pothuajse se me siguri se do të jetë një politikan, i cili ka përvojë në kryesimin e qeverisë. Është e qartë se kemi një grup të ngushtë të kandidatëve-kryesisht ish apo kryeministra aktual, tha Reinfeldt.
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, gjatë javës nënvizoi përkrahjen për Tony Blairin, si kandidat të mundshëm për president të unionit.
Zyrtarët britanikë kanë theksuar se mungesa e konsensusit për kandidatët alternativë nënkupton se ish-kryeministri i Britanisë, për të cilin më herët u theksua se gjasat e tij janë zbehur dukshëm, është rikthyer në garë.
Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, i ka thënë miqve të tij se ai dëshiron të mbetet i angazhuar në politikën e Britanisë, ku ai konsiderohet si pasardhës i mundshëm i Brownit dhe se nuk e synon funksionin e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme.
Reinfeldt duhet të sigurojë një kompromis delikat ndërmjet 27 shteteve anëtare të BE-së, për mbulimin e funksionit të presidentit dhe të përfaqësuesit për politikë të jashtme.
Reinfledt theksoi se ka biseduar me pothuajse të gjithë 27 udhëheqësit e shteteve anëtare të unionit.
Jam shumë afër kompletimit të rrethit të parë të konsultimeve. Pas kësaj, do të fillojë rrethin e dytë, me gjasë që nga dita e sotme, me çrast do të fillojë punën për gjetjen e një kompromisi, nënvizoi Reinfeldt.