E Diel, 1 Nëntor 2026

E djathta triumfon në zgjedhjet bullgare, duke injoruar një opozitë që kishte guxuar të organizonte edhe protesta

13-05-2013 / Gazeta 55

Partia konservatore GERB, e ish-kryeministrit, Boyko Borisov, ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Bullgari. Rezultatet e para jozyrtare, të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, tregojnë se, GERB ka fituar 31.38 përqind të votave, përderisa si parti e dytë radhitet Partia Socialiste, me 27.34 përqind. Përveç këtyre dy partive, në Parlamentin e Bullgarisë, që ka 240 deputetë, kanë hyrë edhe dy parti të tjera, partia e turqve MRF me 9.15 përqind të votave, dhe partia ultranacionaliste bullgare, Ataka, me 7.60 përqind. Ish-kryeministri Borisov, i cili dha dorëheqje pas protestave dhe trazirave qytetare - të cilat nisën për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Bullgari, e pastaj u zgjeruan edhe në problemet e tjera të vendit – që shtynë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, pritet t’i fillojë negociatat për formimin e koalicionit të ri qeveritar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›