PD çel fushatën, Berisha: Deputetët jo të partive, por të qytetarit. Votoni punësimin

TIRANË- Partia Demokratike çeli zyrtarisht në mbrëmje, në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale.
Në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, u veteprezantuan disa kandidatë te Partisë Demokratike që do të garojnë në këto zgjedhje. Në skuadrën e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, janë dhe 2 ish- deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.
Mijëra qytetarë mbushen sheshin me flamurin kuq e zi dhe të Partisë Demokratike në duar, ndërkohë koncerti festiv u hap nga këngëtarja e njohur Soni Malaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha celi mitingun e çeljes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike me një fjalim të karakterizuar nga akuza mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Kurse kandidatja e PD-së, Jorida Tabaku tha ne mitingun e celjes së fushatës elektorale se Partisë Demokratike se, " përmirësimin e jetes në Shqipëri e shohim kudo, por ne e dimë që ka ende më shumë për ta bërë dhe ne do ta bëjmë”.
Kandidati i PD, njëherësh ministri i Shëndetësisë Halim Kosova tha se, “do ta kthejmë shëndetësinë në shërbim të pacientëve”.
Kurse Majlinda Bregu tha se: ne kemi arsye për të gëzuar siç dimë ne fitoren tonë më 23 qershor. Ne do të jemi bashkë për ti thënë jo bllokuesit jo shkatërrimit. Ti je shkatërruesi, Sali Berisha është ndërtuesi i këtij vendi. Ti je antishqiptari, ke bllokuar Shqipërinë për tre vjet. Sali Berisha është shqiptari, kudo, në të gjitha trojet shqiptare. Sot ju keni 213 arsye dhe 3 vjet që ti kërkoni Ramës llogari pse nuk na la të shkojmë atje ku e meritojmë.
Me pas ishte kreu i PD, Berisha qe ndezi turmen me nje fjalim plot premtime dhe akuza ndaj kundershtareve politike.
BERISHA: ME 23 QERSHOR VOTONI INTEGRIMIN. KANDIDATËT TANE, DEPUTETË TË QYTETARIT
Kryetari i Partisë Demokratike, z Sali Berisha u shpreh në celje të fushatës elektorale se koalicioni i tij i djathtë është më i gjeri. Sipas Berishës, kandidatët për deputetë do të jenë parlamentarët e ardhshëm që do i shërbejnë qytetarit e Shqipërisë.
“Mirëmbrëma sot në Tiranën blu, zemrën e kombit, trurin e tij. Zonja dhe zotërinj, kam nder të madh sot të paraqes para jush, ekipin e parlamentarëve të ardhshëm, të koalicionit të qendrës, qendrës së djathtë dhe së djathtës, koalicionit më të gjerë, në historinë politike të pluralizmit shqiptar. Jam sot këtu për t’u zotuar para jush se asnjëri nga këta gra e burra që qëndrojnë para jush nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre janë deputetë të qytetarit, të qytetarëve të tiranës, shqipqërisë, për ne. Në cdo kohë, në cdo stinë, në cdo ditë është dhe do jetë qytetari, interesat, aspiratat, idealet, problemet e tij”.
Kreu i PD, ftoi qytetarët që më 23 Qershor të votojnë vokacionin perëndimor.
“Zgjedhjet e 23 Qershorit janë për cdo qytetar shqiptar, zgjedhja e madhe. Më 23 Qershor, qytetarët e Tiranës janë të ftuar të vendosin alternativën për modelin e vokacionit të tyre perëndimor. Këta burra dhe gra që kemi sot para, janë forcat politike të koalicionit të punësimit, mirëqënies e integrimit, në asnjë ditë. Në asnjë orë në asnjë vit nuk i lejuan kurrë vetes të ngrihen, të shkelmojnë këtë vokacion. Në të gjithë morinë e kundërshtive, debateve, ato kanë qenë dhe mbeten avokatët të pamposhtur, të këtij vokacioni. Shqiptarë dhe shqiptare, qytetarë të mbarë Shqipërisë, 23 qershori është zgjedhja e madhe”.
Më pas Berisha bëri një përshkrim të alternativës kundërshtare në politikë. Sipas Berishës, kreu i PS, ishte shkatërruesi i qytetarit dhe këtë e dëshmoi me qeverisjen lokale në Tiranë.
“Alternativa tjetër ka faktuar se nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj që bëri gjithçka për ta vendosur Shqipërinë në këndin jashtë hapësirës perëndimore. 23 Qershori është dita e gjykimit, përballen dy filozofi, dy qëndrime. I yni që ka në zemër, synon lirinë tuaj, besim të pakufijshëm tek iniciativa juaj e lirë, pasuria e saj. Qeveritarë, deputetë, zyrtarë nuk keni marrë gjë tjetër, keni vendosur sesi ti zgjedhojmë ato. Është kjo iniciativa, është liria e juaj që ka gjithë këtë vend që i ka dhënë këtij vendi një rritje, 11 herë që nuk krahasohet më asnjë vend tjetër.
Cila është alternativa tjetër, është alternativa e cila kërkon të bëjë Shqipërinë që të punojë për qeverinë. Alternativa e besimit tek diktati shtetëror, qeveritar, e taksave të larta, e ngushtimit të hapësirave të iniciativës së lirë. Cila është alternativa tjetër. Në 20 vite, ne kemi mbrojtur parimet që besojmë. Cfarë bën tjetri. Sa qeverisi Tiranën 2 dhe 3-fishoi taksat. Tani kalon nga një qytet në një tjetër si hije Nastradini dhe u thotë se do heqim taksat. Alternativa e taksave të larta, alternativa e shkatërrimeve të vendeve të punës, e largimit të investitorëve të huaj, alternativa e bllokimit të zhvillimit të ekonomisë. Herën e dytë, miqtë e mi, rrotacionin e dytë ia bëri Koco Kokëdhima, të tretin do ja bëjë Tirana, do ja bëjë Shqipëria”.
Berisha premtoi se plani i djathtë është i shkëlqyer dhe se 4 vitet që vijnë do të jenë, vite të projekteve gjigande.
“Qytetarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë, ju garantoj ju se në axhendën e tyre në përpjekjen e tyre do kenë punësimin, krijimin e vendeve të punës, rritjen e rrogave tuaja. Ne kemi plan të shkëlqyer punësimi që përsëri ju ka në epiqendër ju, forcat dhe energjitë tuaja. 4 vitet që vijnë janë vite të projekteve gjigande për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ne garantojmë statusin, hapjen e negociatave do bëjmë gjithçka për një jetë më të mirë, për cdo shqiptar. Qytetarë shqiptarë dhe ju të Tiranës, le të vendosim ne të zhvillojmë kësaj radhe fushatën më të civilizuar, fushatën e vlerave që ne u besojmë, fushatën e cila do të bindë cdo qytetar shqiptar pavarësisht përkatësive partiake se ne jemi ndryshimi. Përpara, përpara
fitore, fitore, fitore!”.
BASHA: TIRANA KUPTOI QË RAMA ËSHTË BLLOKIM, ZGJEDH BERISHËN, MË TË MIRIN
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha hapi mitingun me një fjalim të karakterizuar nga akuza mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Basha theksoi se Tirana sot më shumë se kurrë arrin të bëjë dallimin mes asaj që ishte dhe është.
“Deri dje kishim një politikan që nuk plotësonte detyrën dhe kishte braktisur detyrën dhe ndiqte politikë konfliktuale.
Ish-kryetari i Bashkisë donte sërish të ruante pushtetin personal dhe interesat e veta në bashki, sot edhe ata më skeptikët e para 2 viteve e kujtojnë shumë mirë se Rama donte ta mbante bashkinë dhe për interes të kujt donte ta mbante. Por Tirana zgjodhi dhe një erë e re nisi për qytetin tonë. Jam i vetëdijshëm se për 2 vite nuk kemi zgjidhur gjithçka, por kemi vënë Bashkinë cdo orë në minurë në shërbim të qytetarit. Sot kemi më shumë të punësuar, më shumë infrastrukturë, ajër më të pastër. Kemi plan urbanistik që garanton pronën”.
Basha theksoi se kreu i PS duke bllokuar statusin veproi kundër qytetarit ndërsa ftoi qytetarët e kryeqytetit të votojnë Berishën.
“U thashë në fillim se Edi Rama nuk është armik, se në binndjen time nuk duhet të kemi armiq. Por, çfarë mund të them sot për Edi Ramën. Ai bllokoi integrimin, do ishim vend kandidat për BE dhe qytetarët do përfitonin nga kjo mundësi se qindra euro grante dhe qindra investitorë do afroheshin se kjo për shkak të potencialeve që ka Shqipëria dhe garancive që gëzon. Rama tha jo. Por çfarë është dikush që i mohon vendit të tij integrimin, të ardhmen, mundësitë e arta. Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i shqiptarëve, nuk është miku i Shqipërisë.
Duket se misioni dhe pasioni i tij është bllokimi. Ju do zgjidhni më të mirën, Berishën, PD. Fitore, përpara, përpara!”
MITING DHE KONCERT MADHËSHTOR, ÇEL ZYRTARISHT FUSHATËN
Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale. Njoftimi është bërë dje nga kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet "Facebook", i cili fton të gjithë shqiptarët në hapjen e fushatës së fitores, siç e quan ai. Fushata hapet në orën 19:30, në sheshin “Nene Tereza”.
“Hapim së bashku në Tiranë fushatën e Fitores! Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranën blu, ne hapim fushatën elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e fitores sonë të rë! Sb”- shkruan Berisha në faqen e tij në "Facebook".
KANDIDATET E DJATHTE PER TIRANEN
Sali Berisha
Myuqerem Tafaj
Majlinda Bregu
Halim Kosova
Florjon Mima
Gerti Bogdani
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Visar Zhiti
Arben Qirjako
Gent Deliallisi
Tritan Shehu
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Lajla Përnaska
Gazmend Dibra
Kreshnik Çollaku
Rajmonda Bulku
Kreuza Leka
Shkelqim Hoxha
Fetah Hasani
Ervin Minarolli
Elvana Hana
Grida Duma
Ivi Kaso
Andia Pustina
Sahit Dollapi
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Modeli i PS, i rrezikshëm. Kokëdhima armik i betuar i investimeve të huaja FOTO: PD hap zyrtarisht fushatën elektorale