E drejta e dynënshtetësisë duhet të ekzistojë edhe për ne
Shqiptarët që jetuam në ngrehinën artificiale të quajtur si RSFJ jemi të lidhur më shumë se emocionalishtme Kosovën amë. Pasi shqiptarët e Serbisë dhe serbët lokal të Kosovës duhet të kenë nga dy nënshtetësi, nuk duhet të harrojmë se kështu vlen edhe për shqiptarët e Malit të Zi.. .!
Për shqiptarët e Serbisë duhet të vlejë që të pajisen me nga dy nënshtetësi, pra të ruajnë atë të Republikës së Serbisë, por njëkohësisht edhe nënshtetësinë kosovare, kjo duhet të vlejë edhe për shqiptarët e Malit të Zi!
Shqiptarë që janë të lindur apo kanë pasuri të tundshme apo të patundshme, që kanë qëndrim të përhershëm në Republikën e Serbisë, por edhe serbët lokalë të Kosovës duhet të kenë të drejtë në posedim të dy nënshtetësive, kjo duhet të vlejë dhe të rregullohet si një reciprocitet që e pranojnë edhe aktet finale të konventave ndërkombëtare.