E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integriteti ynë nacional dhe shpirtëror, është cenuar rëndë

Gabimet e politikës shqiptare, duke filluar nga Ramiz Alija, Sali Berisha e Fatos Nano ndaj çështjes së integritetit nacional dhe të territorit të kësaj Shqipërie janë katastrofale, tërësisht kundër interesave të Atdheut.

Ne kemi në shumicën dërrmuese politikanë të ligj, të shkretë, injorantë, naivë që s’kuptojnë as çka është në realitet çështja kombëtare e as që e njohin Europën dhe atë që quhet europianizim. Fare! Vetëm le të shikojnë këta kriminelë që po na e shesin Atdheun, se çfarë leksionesh pa u trembur fare po i jep Greqisë politika e Maqedonisë e sidomos kryeministri i këtij vendi.

Duhet të mos gjallojnë më këta debilë të politikës “shtetërore” shqiptare kur t’u kujtohet kryeministri i Maqedonisë (me pothuaj 60 % popullsi jomaqedonase!) se si e përuli politikën shtetërore greke…

Këta tanët nuk bëjnë dot zap as një kryetar komune mediokër. Bollano nuk është kurrkush, është i vogël, por fajet nuk i ka ai. I ka kjo politikë memece dhe kjo verbëri e qyqari antikombëtare. Të mallkuar qofshin!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›