E drejta i kalon Drejtorise prane Ministrise se Financave
09/09/2010Modalitet i ri per privatizimin e trojeve te objekteve te ndertuara para 91
Keshilli i Ministrave ka miratuar vendimin i cili ka per qellim pershpejtimin e hapave gjate procesit te privatizimit te trojeve te ndertesave ne baze te lejeve te ndertimit te ndertuara para viteve 1991. Faktikisht objektet mbi te cilat perqendrohet vendimi ne fjale qe jane ndertuara para vitit 1991 pra gjate kohes se komunizmit mund te realizoheshin vetem duke marre nje leje ndertimi per shtepine. Por trualli mbi te cilin ndertohej ky objekt mbetej teresisht prone e shtetit sipas Kushtetutes se kohes. Por me ndryshimet politike pas vitit 1991 me rifitimin nga qytetaret shqiptare te se drejtes se prones private nisi procesi i privatizimit te ndertesave mbi keto troje. Privatizim i cili mund te cilesohej si i perfunduar vetem ne momentin kur nga pronari arrihej te merrej dokumenti i pronesise nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme hipoteka. Ky proces i privatizimit te trojeve ne perdorim mbi te cilat jane ndertuar objekte ne baze te lejeve te ndertimit vijon edhe aktualisht. E drejta per te ndjekur procesin e privatizimit te trojeve ishte deri me sot e drejte ekskluzive e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Tek ky institucion te interesuarit dergonin te gjithe dosjen ku perfshiheshin dokumentet e nevojshme. Personat ne fjale do te paraqisnin nder te tjera prane AKKP-se harten e objektit dhe kufitaret e tij vertetimin per lejen e ndertimit te dhene nga organet perkatese te kohes ne vitin kur ishte bere objekti pra para vitit 1991. Gjithashtu personat e interesuar do te duhet te paguanin edhe nje shume parash e cila varionte nga 2 milione deri ne 6 milione leke. Vendimi i cili u miratua gjate mbledhjes se djeshme te Qeverise mundeson kalimin e kesaj te drejte tek Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave. Ky organ sipas vendimit ka te drejten e shitjes se trojeve te ndermarrjeve e objekteve te tjera shteterore te privatizuara.