E Diel, 1 Nëntor 2026

Billbordet Inspektorati i Ndertimit do te prishe gjysmat e tyre

09/09/2010Ligjet miratojne projektet per reklamat e rrugeve dhe ndertimet pa leje

Gjysma e reklamave te vendosura ne rruget interurbane do te prishen. Projekti i Qeverise qe parashikon ndryshime ne ligjin Per urbanistiken percakton kompetencen e KRRT-se se bashkise komunes apo qarkut per te verifikuar lejet e ketyre reklamave dhe marrjen e masave ndaj atyre qe nuk jane te pajisura me leje. Sqarimet i prezantoi para Komisionit te Ligjeve kreu i Inspektoratit Ndertimor Gjergji Bojaxhiu ndryshime ligjore te cilat nuk u mbeshteten nga opozita. Ka shume raste sidomos ne komuna te cilat jane pergjate rrugeve nacionale qe ne vend qe te mblidhet nje KRRT dhe te jape leje per nje reklame ne baze te ligjit mblidhet keshilli i komunes apo i nje bashkie te vogel dhe jep leje per reklama. Ne e kemi shkruar te bardhe mbi te zeze qe eshte KRT-ja e pushtetit lokal perkates qe duhet te jape keto leje tha Bojaxhi. Por per socialistet ky ndryshim do te thellonte konfliktet mes dy partive kryesore politike ne vend mbi te gjitha ne kete kohe kur ato do te nisin pergatitjet per fushaten zgjedhore te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Projekti vjen pikerisht tani qe eshte deklaruar hapja e fushates zgjedhore. Gjithe kjo histori e sjelle me kete projekt tanime do te vihet ne sherbim te historise se zgjedhjeve. Ju e dini qe billbordet reklamat do te vihen ne funksion te kandidatit komunes bashkise dhe me kete ligj do te institucionalizoni sherrin politik kudo. Kujt do ti jepet dhe si do te jepet Karrotreci me ty apo pa ty do te vere te heqe billbordin e kandidatit te PS-se dhe jo te PD-se. Ky eshte shqetesimi im tha deputeti i majte. Sipas ligjit drejtoria e urbanistikes ne Bashkine e Tiranes dhe seksionet e urbanistikes ne rrethet dhe qytetet e kategorise se pare sshqyrtojne me kerkesat per leje per vendosje reklamash.

Leja per vendosjen e reklamave ne ane te rrugeve jepet nga KRRT-ja e bashkise komunes apo qarkut ne perputhje me parashikimet e Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise pas marrjes se autorizimit perkates nga autoriteti qe ka ne pergjegjesi administrimi rrugen ku kerkohet te vendosen reklamat. Reklamat duhet te jene konform specifikimeve teknike te percaktuara ne Kodin Rrugor dhe ne rregulloren per zbatimin e tij thuhet ne ligj. Ne pergjigje te ketij shqetesimi Bojaxhi sqaroi se ne kete rast nuk perfshihen ato reklama qe jane te vendosura brenda qyteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›